Ambasadori italian në Shkup: Eurointegrimi të mbahet larg historisë

Ambasadori i ri i Italisë në Shkup, Andrea Silvestri , duke folur në lidhje me kontestin me Bullgarisë dhe se a duhet të lejohet praktika që çështjet historike dhe bilaterale të jenë arsye për bllokimin e eurointegrimit, ambasadori Silvestri potencoi se edhe përkrah mirëkuptimit të plotë të rëndësisë së çështjeve bilaterale, mbetemi të bindur se hapërimi evropian i vendeve kandidate duhet të mbahet larg nga problematikat e këtilla të rrënjosura në histori, transmeton Portalb.mk.

Në intervistën e tij të dhënë për agjencinë MIA, ambasadori tha se Italia me shumë guxim dhe largpamësi është ballafaquar me të kaluarën e saj si vend, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesë e traktit të trefishtë dhe siç theksoi, me kërkesë që të veprojë drejtësia për çdonjërin që ka përjetuar padrejtësi dhe i është bërë padrejtësi edhe në planin ndërkombëtar dhe atë të brendshëm.

Ai tha se proceset historike duhet t’u besohen historianëve, me qëllim që të shmangen politizimet e mundshme dhe polarizimet të cilat aspak nuk ndihmojnë gjatë definimit të analizave neutrale dhe të ndara.

“Italia lufton me të gjitha forcat në këshillin e ministrave që sa më shpejt të jetë e mundur të miratohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut, dëshiron tejkalim të bllokadës momentale, e cila u krijua me veton bullgare dhe u bë apel të gjithëve për arsye të shëndoshë”, tha ambasadori Silvestri.

Ai shtoi se shteti i tij, është i bindur se ardhmëria e Maqedonisë, si edhe e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor është në Evropë dhe se anëtarësimi i rajonit në BE do të sjell ardhmëri stabile dhe mirëqenie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button