fbpx

Në Buxhetin për vitin 2021 mjete për përtëritje të Armatës dhe përmirësim të standardeve të ushtarëve, paralajmëroi Shekerinska

Buxheti për mbrojtje për vitin 2021 është 11 miliardë e 97 milionë denarë apo 1,57 për qind nga BPV, njofton Portalb.

Me buxhetin e propozuar, sipas ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, sigurohet rritje e vazhdueshme e Buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes për 0,2 pikë përqindjeje, integrim të plotë ushtarak në strukturat e NATO-s, ripërtëritje të personelit në Armatë dhe përmirësim të standardit të pjesëtarëve të Armatës, financim të procesit të filluar të pajisjes dhe modernizimit të Armatës, vazhdim me rindërtim dhe rikonstruktim të objekteve, si dhe rregullim dhe modernizim të PA Krivollak.

Shekerinska sot në konferencë për shtyp në Qeveri theksoi se Buxheti për vitin 2021 është buxhet për mbrojtjen e vendit si anëtare e Aleancës së NATO-s.

“Sivjet tregojmë se detyrimet, standardet, kriteret të cilat i kemi pranuar si vend anëtar i NATO-s, i respektojmë. Për këtë Maqedonia e Veriut edhe sivjet e rrit buxhetin për 0,2 për qind nga BPV duke lëvitur drejt 2 për qind të dëshiruar, por sivjet për herë të plotësisht e përmbushim detyrimin e dytë të vendeve anëtare të NATO-s që ka dalë nga Samiti në Uells, ndërsa kjo është më shumë se 20 për qind nga buxheti për mbrojtje të ndahet për pajisje dhe për modernizim”, theksoi Shekerinska.

Ministrja e Mbrojtjes shtoi se rritja e buxhetit të mbrojtjes për 0,2 pikë përqindjeje do të vazhdojë edhe në vitin 2021, por gjithashtu do të vazhdojë edhe në dy vitet e ardhshme kur do të arrijë niveli prej dy për qind të BPV që
është edhe pjesa e dytë nga detyrimi që është ndërmarrë në Samitin në Uells.

Ajo theksoi se për pajisje dhe për modernizim të Armatës janë ndarë mbi 20 për qind apo më saktë 25 për qind nga buxheti i përgjithshëm.

Ajo informoi se janë bërë analiza gjithëpërfshirëse, kanë ndërmarrë hapa konkretë, kanë miratuar ndryshime në Ligjin për shërbim dhe akte të tjera nënligjore me qëllim që në të vërtetë në këtë periudhë të sigurohen ushtarë
dhe eprorë cilësorë, të përforcohen dhe të ripërtërihen kuadrot në të gjitha nivelet dhe të rritet interesi për profesionin ushtarak.

Shekekrinska theksoi se planifikohen edhe pranimi i 54 oficerëve të rinj, prej të cilëve një pjesë të vijnë nga Akademia Ushtarake, ndërsa një pjesë me arsim të mëtutjeshëm nga fakultetet civile, veçanërisht në fushat që janë kritike dhe të rëndësishme për Armatën.

Nga viti i ardhshëm vendoset edhe në risi, ndërsa kjo është bursa për studentët për specializime kritike në Armatë.

Shekerinska informoi se vitin 2021 e fillojnë me një numër prej 73 pjesëtarë në Armatë të  cilët marrin pjesë në misionet dhe operacionet ndërkombëtare.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close