Në repartet infektive në vend po mjekohen 811 pacientë, ka shtretër të lirë

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat nëpër spitalet në vend është paraqitur se mjekohen gjithsej 811 pacientë pozitivë dhe suspektivl të virusit korona, informuan nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.

Nga MSH njoftuan se pas raporteve të spitaleve të cilët mbërrijnë në bazë ditore, në spitalin në Manastirjanë të hospitalizuar 65 pacientë pozitivë dhe suspektivë të KOVID-19. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 53 pacientë. Në repartin invektiv në Tetovë ka 44 pacientë, në Veles mjekohen 59 pacientë, në Kumanovë 114 pacientë pozitivë dhe suspektivë të KOVID-19. Në kovid-qendrën në Ohër ka të hospitalizuar 110 pacientë, në Prilep 115, në kovid-qendrën në Gostivar 54, ndërsa Strugë 30 të sëmurë. Në spitalin nël Strumicë ka 71 pacientë, në Koçan 22, në Kërçovë 20, Kavadar 39, në Gjevgjeli 15 pacientë me virusin korona. Duhet marrë parasysh se numrat ndryshojnë nga ora në orë, në bazë të pranimeve dhe lëshimeve të pacientëve nga spitale.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe suspektivë me virusin korona të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitale nëpër vend është 1248 dhe ka rreth 175 shtretër të lirë spitalor në kovid-qendrat. Gjatë ditës bëhen edhe lëshime nga spitalet të pacientëve të shëruar me ç’rast do të lirohen shtretër shtesë”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Njëherit, siç theksojnë nga MSH, të gjithë repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende të lira deri tek të cilët ka furnizim me oksigjen.

“Edhe krahas numrit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të përhershëm me të gjithë spitalet dhe në qoftë se ka nevojë, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen në mënyrë plotësuese”, njoftojnë nga MSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button