Filipçe: Tani për tani nuk ka nevojë për masa të reja

Masat e deritanishme japin rezultate dhe nuk ka nevojë për restriksione shtesë të cilët do të ishin pa efekt të rëndësishëm. Kështu është për Prilepin dhe për gjithë territorin e shtetit, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas takimit të sotëm me kryetarin e Komunës së Prilepit Ilija Jovanoski, i cili këtyre ditëve e transmetoi konkluzionin e Shtabit të krizës të Shtipit për masa shtesë për mbrojtje, njofton Portalb.

“Është e dukshme se edhe tani masat po japin rezultate. Masat e dimensionuara kështu me objekte hotelierike të mbyllura pas orës 21, ndalesa për grupim në gjithë 24-orëshin, gradualisht e lehtësojnë situatën. Bashkërisht konkluduam se nuk ka nevojë për restriksion plotësues i cili nuk do të kishte ndonjë efekt të rëndësishëm nga masat të cilat tani janë në fuqi. Në mënyrë praktike, në të gjithë vendet në Evropë, kombinimi i këtillë dha rezultate. Në këtë kuptim, si për Prilepin, ashtu edhe për gjithë territorin e shtetit, dhe pas takimit të djeshëm me Komisionin për sëmundje ngjitëse, tani për tani nuk vjen parasysh të sillen masa shtesë”, deklaroi Filipçe.

Sa i përket gjendjes epidemiologjike në Prilep, qyteti është në një të tretën e qyteteve me rritje të vogël të të sapoinfektuarve, por në nivel kombëtar është i njëjtë numri i të infektuarve javëve të fundit, ndërsa po zvogëlohet presioni ndaj spitaleve, dhe në atë të Prilepit, për kontrolle. Por, situata po ndiqet me kujdes, për shkak të paparashikueshmërisë së virusit, si edhe në botë.

“Prilepi është në një të tretën e qyteteve në vend në të cilat ka rritje të ulët në incidencë gjatë dy javëve të fundit në krahasim me dy javët paraprake. Përndryshe, në nivel kombëtar në tre javët e fundit i njëjtë është numri i rasteve të të sapoinfektuarve, ndërsa nëpër spitale, posaçërisht në Shkuo, ndërsa sot e konstatuam këtë edhe në Prilep, ka ulje të vogël tëpresionit lidhur me numrin e pacientëve të cilët vijnë për kontroll dhe për pranim. Duhet tl potencojë, jo vetëm tek ne, por edhe në botë paparashikueshmëria e virusit mbetet dhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duam të japim kurrfarë parashikime. Ende presim ta shohim situatën në vditët në vijim, theksoi Filipçe.

Ministri Filipçe vlerësoi se situata në Spitalin e Prilepit shkëlqyeshëm po menaxhohet, ka pesë kovid-qendra, ndërsa për respekt është jehona e mjekëve të rinj që të ndihmojnë në Repartin infektiv.

“Spitali në Prilep është shkëlqyeshëm i organizuar. Pacientë po vendosen në pesë reparte. Janl mobilizuar të gjithë mjekët, infermierët, personeli ndihmës mjekësor. Megjithatë, ka një numër të caktuar të punonjësve shëndetësor të cilët janë të infektuar dhe pas apelit të kryetarit të Komunës së Prilepit Jovanoski, është e shkëlqyeshme jehona nga Shoqata e mjekëve amë dhe tanimë një numër i caktuar tashmë janë paraqitur të vullnetarizojnë në Spitalin e Prilepit dhe është për përshëndetje”, tha Filipçe pas vizitës së sotme në Prilep.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button