fbpx

Mbi 62 milionë të prekur nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 62 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 62.010.805 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 13.454.346 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (9.351.224), Brazili (6.238.350), Rusia (2.215.533), Franca (2.196.119), Spanja (1.646.192), Britania (1.589.301), Italia (1.538.217), Argjentina (1.407.277), Kolumbia (1.290.510) dhe Meksika (1.090.675).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur afro 1,45 milionë njerëz, kurse mbi 42,8 milionë janë shëruar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close