Nivel i lartë i PM-10 grimcave në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar, Qeveria me rekomandime për mbrojtje nga ndotja e ajrit

Sipas të dhënave nga Sistemi shtetëror i automatizuar i monitorimit për cilësinë e ajrit ambiental dhe parashikimi i motit i marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga Qeveria informojnë se pragu i alarmimit për PM-10 grimca (tejkalim i vlerës nga 175 mg/m3 gjatë dy ditëve radhazi) i definuar Dekretin për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për vlera kufitare për nivele dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlera kufitare, qëllime të vlerave dhe qëllime afatgjate, është tejkaluar në vendet matëse në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar, njofton Portalb.

Nga këtu, Qeveria jep disa rekomandime deri te institucionet kompetente në këto qytete.

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë të detyruar t’urekomandojnë të gjithë personave juridikë (punëdhënësit) që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, që vuajnë nga infarkti miokardial ose goditje në tru, pavarësisht nga mosha, me rekomandim të mjekut amë. Punëdhënësit ta riorganizojnë orarin e punës dhe persona të cilët punojnë në vende të hapura të punojnë nga ora 11 deri në orën 17”, thuhet në kumtesë.

Qeveria rekomandon  që të mos organizohen ndeshje sportive dhe manifestime të tjera kulturore në hapësira të hapura dhe të sigurohen kushte për aktivitete të rritura të shërbimeve për ndihmë të shpejt mjekësore, vizitës shtëpiake dhe shërbimit patronues.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut obligon të gjithë organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, institutet, ndërmarrjet publike dhe SHA në pronësi të shtetit, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale të zvogëlojnë (deri në 50 për qind) përdorimin e automjeteve zyrtare. Të sigurojë kufizim të punimeve në objektet e ndërtimit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Shtëpinë e Shëndetit dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale të sigurojnë strehimore për të pastrehët. Të japin mbështetje për personat e moshuar të vetmuar përmes vizitave të organizuara. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit të fillojë

kryerjen e kontrollit  të shpeshtë të instalimeve që kanë A-PIKN leje,të kryejë matje kontrolluese të emetimeve të substancave ndotëse në ajrin ambiental me një laborator të akredituar në mënyrë që të përcaktohet nëse kushtet /masat e përshkruara në Leje zbatohen në lidhje me emetimet e ajrit#, shtohet në kumtesën nga Qeveria.

Qeveria e obligon Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që të përgatisë dhe dorëzojë rekomandim për instalimet që kanë A –PIKN lejet, për reduktimin e kapacitetit të prodhimit (deri në 50%) me çka nga kjo masëdo të përjashtohen instalimet që prodhojnë nxehtësi ose energji elektrike.

Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale janë të detyruar t’i zbatojnë masat e përshkruara në planet afatshkurtëra të sjella në Këshillat e komunave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button