RMV, Këshilltari i BDI-së në Ohër Nefi Useini ka parashtruar dorëheqje të funksionit

Këshilltari në Komunën e Ohrit nga radhët e BDI-së Nefi Useini ka parashtruar dorëheqje të funksionit që e ka kryer nga viti 2017, transmeton MIA.

Kryetarja e Këshillit të Komunës Zhivka Angelloska sqaroi se në pajtim me Rregulloren dorëheqjen duhet ta shqyrtojë Komisioni për Verifikim, Zgjedhje dhe Emërime, pas çfarë në seancën e ardhshme të caktuar për të premten, Këshilli duhet ta konstatojë të njëjtën, pas çfarë duhet të zbatohet procedura për verifikim të mandatit të anëtarit të ri të Këshillit.

Kundër biznesmenit Useini i cili ka kompani të veten ndërtimore në Ohër udhëhiqet procedurë penale para Gjykatës Themelore në Ohër për vepër të kryer ”dhunë”.

Seanca gjyqësore për Nefi dhe Ibraim Useinin është anuluar për shkak se i akuzuari i parë është në izolim shtëpiak për shkak Kovid-19, raporton MIA. Kjo është seanca e tretë e anuluar për këtë rast.

Dy seancat e para janë anuluar me arsyetime të paraqitura nga Ibrahimi dhe dëshmitari kryesorë dhe viktima e rastit, Spiro Topallovski.

Ndryshe, këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit dhe vëllai i tij në muajin shtator janë liruar nga paraburgimi për  t’u mbrojtur në liri, pasi prona me vlerë prej 850.000 eurove u vlerësua si garanci e mjaftueshme që vëllezërit Nefi dhe Ibro Useini nuk do të arratisen nga vendi dhe nuk do të jenë të qasshëm për organet e përndjekjes, thotë kryetari i Gjykatës Vasill Batkoski.

Të dy ishin në paraburgim në Ohër prej më 26 gusht. Ata janë të akuzuar për sulmin ndaj bashkëqytetarit të tyre, Spire TopalloskiGjykata e Ohrit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve, ndërkaq më pas të njëjtë ua ka vazhduar me nga 30 ditë. Këshilltari Nefi Useini dhe vëllai i tij akuzohen në lidhje me incidentin që ka ndodhur përpara një hoteli në Ohër. Vëllezërit dhanë nga 10.000 euro garanci për të dalë nga paraburgimi, por Gjykata këtë ofertë nuk e pranoi.

Gjatë fundjavës, denoncuesi i incidentit, nga ana tjetër, ka dalë me deklaratë të kundërt, shkruan Ohri 1. Avokati i Spirko Topalloskit nga Ohri, sot ka dërguar një letër të shkruar në të cilën e përcjell deklaratën nga Topaloski për ngjarjen e pakëndshme, por me një përmbajtje të ndryshme nga ajo që fillimisht e ka raportuar klienti i tij dhe sipas së cilës vepron policia. Në deklaratën e sotme ai thotë:

Gjatë vitit të kaluar, policia në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike kishin hyrë në kompaninë e këshilltarit Nefi Useini.

Useini është i njohur tashmë edhe për ndërtimet e paligjshme në Ohër, që refuzonte t’i prish pavarësisht udhëzimeve nga autoritetet. Gjithashtu është i njohur edhe për sulmet fizike e verbale në vende publike, siç ishte rasti me profesorin Iljaz Iljazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button