Mbi 50 pacientë me Kovid-19 janë hospitalizuar për një natë vetëm në Shkup

Gjithsej 52 pacientë me Kovid-19 janë hospitalizuar gjatë natës së kaluar vetëm nëpër kovid-qendrat në Shkup. Tani, gjithsej 437 persona të dyshuar dhe konfirmuar për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, informon Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.

Gjatë natës së kaluar, siç njoftojnë, në klinikat interne ka pasur gjithsej 24 pranime edhe atë pesë pacientë janë hospitalizuar në Institutin për mushkëri të bardha dhe TBC, tre në kovid-qendrën e Klinikës për neurologji, dy të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për dermatovenerologji, po aq edhe në Klinikën për gastroenterohepatologji dhe në Klinikën për sëmundje të syve, tre të sëmurë në Klinikën për nefrologji dhe shtatë në qendrën kovid në Klinikën për veshë, hundë dhe fyt. Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të reja, ndërsa në Klinikën infektive 11 pranime të reja gjatë ditës së djeshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në shtëpi janë lëshuar 68 pacientë të shëruar.

“Për momentin në Klinikën e lëkurës në kovid-qendrën po mjekohen 14 pacientë, në Klinikën për neurologji 31 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 42 pacientë me simptoma të virusit korona. Në Klinikën për gastroenterohepatologji mjekohen gjithsej 22 persona, në kovid-qendrën e Klinikës për nefromologji për momentin gjenden 24 pacientë, në Klinikën për sëmundje të syve 12 pacientë, ndërsa në Klinikën për veshë, hundë dhe fyt ka 12 të sëmurë”, informojnë nga Ministria.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 105 pacientë, në Klinikën për sëmundje infektive qëndrojnë 152 të sëmurë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët në Kozle ka 23 pacientë, prej të cilëve 10 fëmijë dhe 13 të rritur.

Gjithsej 437 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive nëpër spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje oksigjeni.

“Edhe krahas numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, këtë mëngjes deri në orë 8 ka pasur rreth 70 vende të lira, ndërsa pritet që gjatëditës së sotme pas lëshit të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë edhe në Klinikën për sëmundje infektive dhe në SPQ ‘8 Shtatori’, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nha atje shtojnë se të gjithë repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të pranojnë pacientë tëcilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button