Pacientët me COVID-19 i infektojnë më shumë të tjerët në pesë ditët e para

Njerëzit që janë asimptomatikë mund ta nxjerrin virusin nga trupi shumë më shpejt,kështu që ata janë infektues për një kohë më të shkurtër sesa ata që kanë simptoma të rënda, transmeton Panacea.

Njerëzit që janë pozitivë për koronavirusin e ri SARS-CoV-2 në pesë ditët e para pas zhvillimit të simptomave të para do të jenë infektues dhe kështu do të transmetojnë virusin te të tjerët më shpejt, konfirmoi studim i ri i botuar në revistën Lancet. Prandaj, izolimi është i nevojshëm sa më shpejt të jetë i mundur.

Nga ana tjetër, njerëzit që janë asimptomatikë mund ta nxjerrin virusin nga trupi më shpejt, kështu që ata janë ngjitës për një periudhë më të shkurtër kohe krahasuar me ata që kanë simptoma më të rënda.

Studiuesit krahasuan gjetjet e tyre me COVID-19 me dy lloje të tjerë të koronavirusit për të kuptuar më mirë pse COVID-19 po përhapet kaq shpejt.

Ata zbuluan se ngarkesa virale (sasia e virusit të zbuluar në trup nëpër faza të ndryshme të infeksionit) të SARS-CoV-2 (virusi që shkakton COVID-19) arriti kulmin në rrugët e sipërme të frymëmarrjes në fillim të sëmundjes, midis shfaqjes së simptomave dhe ditën e pestë.

Si kujtesë, simptomat më të zakonshme të koropnavirusit janë temperatura e lartë, kolla e thatë dhe lodhja. Simptomat përfshijnë humbjen e ndjenjës së nuhatjes dhe shijes, dhimbje fyti, diarre, dhimbje koke, ndërsa simptomat më serioze janë gulçmi, dhimbje gjoksi dhe vështirësi në të folur dhe në lëvizje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button