Shekerinska: Do të bëjmë gjithçka për zgjidhje me Bullgarinë, por jo në llogari të linjave tona të kuqe (Video)

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në konferencë shtypi theksoi se në Qeveri ekziston optimizëm se do të zgjidhet kontesti me Bullgarinë, por nevojitet optimizëm dhe vullnet nga të dyja palët, njofton Portalb.

Ajo porositi se si Qeveri do të bëjnë gjithçka që të gjehet zgjidhje, por jo në llogari të linjave tona të kuqe.

“Të gjithë në Qeveri jemi përgjithësisht optimistë, për shkak se u dëshmua se optimizmi po na çon drejt zgjidhjes së problemeve. Megjithatë, optimizmi ynë, madje edhe vullneti ynë i mirë, nuk janë të mjaftueshme, sepse që të zgjidhni një kontest nevojitet vullnet, optimizëm, aktivitet, dëshirë nga të dyja palët dhe për këtë arsye nuk do të dëshiroja të parashikoj. Aji çka mund ta konfirmoj është se do të bëjmë gjithçka që të gjehet zgjidhje, por assesi  në llogari të çështjeve të cilat thamë se janë linja jonë e kuqe – çështjet e gjuhës maqedonase dhe identiteti maqedonas. Duam zgjidhje e cila do të jetë e qëndrueshme dhe e dobishme për të dyja palët. Çfarëdo qoftë zgjidhje e cila që prek këto çështje do të jetë vetëm arsye për mosbesim plotësues, e jo arsye për energji të re dhe besim në marrëdhëniet midis të dyja palëve”, deklaroi Shekerinska.

Në konferencën për shtyp në të cilën u prezantua buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2021, ajo nuk dëshiroi që nga foltorja qeveritare të komentojë për çështje partiake, (mos)marrëveshje dhe letrën e Branko Cërvenkovski, por porositi se për qëndrimet rreth çështjeve me Bullgarinë ekziston konsenzus i plotë qeveritar.

“Ajo që u bë e qartë është se ekziston pajtueshmëri e plotë këtyre temave duhet t’iu qasemi duke pasur parasysh edhe të kaluarën antifashiste dhe interesat e shteti që të ecë përpara. Rreth kësaj mund të shihnit konsenzus të plotë qeveritar”, tha Shekerinska.

Në pyetjen e gazetarëve se nëse në takimin e ardhshëm të ministrave të mbrojtjes në NATO, ajo do të bisedojë me kolegun bullgar Krasimir Karakaçanov, ministrja tha se ka pritur se disa nga komentet ka mundur t’i drejtojë drejtpërdrejt që në takimin paraprak, por ai nuk ka marrë pjesë në të.

“I ardhshmi është, nëse nuk gabohem, madje në shkurt, unë do të dëshiroja të shpresoj se deri atëherë do të ndodhin lëvizje të caktuara. Nëse nuk ndodhin, atëherë shpresoj se takimet do të jenë drejtpërdrejt, e jo vetëm përmes video-lidhjes së sigurt. Mendoj se kjo jep shanse edhe për dërgim të mesazheve në tryezën e përbashkët, por edhe për biseda në nivel bilateral. Kur në vitin 2017 i nënshkruajtëm marrëveshje prisnim se investojmë, jo vetëm në bashkëpunimin e mbrojtjes, por në besim më të madh. Për mosbesim midis aleatëve duhet të funksionojmë më ndryshe dhe po veprojmë”, tha Shekerinska.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button