Së shpejti mund të fillojmë me vaksinimin kundër Kovid-19, do të marrim dy miliardë doza, sqarojnë nga Komisioni Evropian

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian vlerësoi se së shpejti mund të fillojë vaksinimi kundër virusit Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

“Vetëm vaksinat e sigurta dhe efektive do të pranohen. Tani duhet përgatitemi për vaksinim. Mund të fillojë shpejtë”, deklaroi Ursula von der Leyen.

Ajo sot zhvilloi bisedë virtuale me kancelarin austriak, Sebastian Kurz në lidhje me politikat e BE-së për vaksinat. REL raportoi se BE-ja do të furnizohet me dy miliardë doza të vaksinës kundër virusit korona për 700 milionë persona. Këtu përfshihen gjithashtu edhe qytetarët e Ballkanit perëndimor dhe Afrikës, derisa 2 përqind e tyre për Austrinë.

Pritjet e saj janë që në dhjetorë të jetë vaksina e parë në dispozicion, derisa autoritetet austriake planifikojnë që në janar të fillojnë me vaksinimin. Së fundmi kanë filluar të publikohen edhe çmimet e para për vaksinat nga kompanitë e ndryshme.

Britania i dha dritën e gjelbër vaksinës së kompanisë AstraZeneca për koronavirusin, me gjithë pikëpyetjet e ngritura nga ekspertët lidhur me disa nga të dhënat e dala nga provat.

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech kanë konfirmuar se vaksina e tyre kundër koronavirusit “ofron mbrojtje 90%”, ndërkohë vlerësimet e fundit kanë theksuar se efekti i vaksinës ka arritur deri 95%. Dy kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës së tyre në fund të këtij muaji. Gjithashtu raportohet se vaksina e mundshme e kompanisë AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit është shfaqur efikas. Kompania amerikane Moderna thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është rreth 95% efektive.

Pfizer ka thënë se beson se do të sigurojë 50 milionë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard të tjera deri në fund të vitit 2021. Në zhvillim e sipër janë edhe vaksina të tjera kundër koronavirusit.

Përmes programit COVAX, Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milion vaksina. Maqedonia Veriore veç ka bërë porosinë prej 800 mijë vaksina, Serbia ka siguruar 1.8 milion doza, dhe Bosnjë e Hercegovina ka porositur mbi 1.2 milion vaksina. Për Shqipërinë ende nuk ka të dhëna, por edhe ky shtet synon të sigurojë vaksinën përmes programit COVAX. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në muajin tetor në seancën e 11-të vendosi për mënyrën e blerjes së vaksinës kundër Kovid-19, përmes mekanizmit Covax. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kishte sqaruar më herët se Kosova do të përfitojë 360,000 vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button