fbpx

RMV, u anulua përsëri seanca kundër këshilltarit të BDI-së dhe vëllait të tij për shkak Kovid-19

Seanca gjyqësore për Nefi dhe Ibraim Useinin është anuluar për shkak se i akuzuari i parë është në izolim shtëpiak për shkak Kovid-19, raporton MIA. Kjo është seanca e tretë e anuluar për këtë rast.

Dy seancat e para janë anuluar me arsyetime të paraqitura nga Ibrahimi dhe dëshmitari kryesorë dhe viktima e rastit, Spiro Topallovski.

Ndryshe, këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit dhe vëllai i tij në muajin shtator janë liruar nga paraburgimi për  t’u mbrojtur në liri, pasi prona me vlerë prej 850.000 eurove u vlerësua si garanci e mjaftueshme që vëllezërit Nefi dhe Ibro Useini nuk do të arratisen nga vendi dhe nuk do të jenë të qasshëm për organet e përndjekjes, thotë kryetari i Gjykatës Vasill Batkoski.

Të dy ishin në paraburgim në Ohër prej më 26 gusht. Ata janë të akuzuar për sulmin ndaj bashkëqytetarit të tyre, Spire TopalloskiGjykata e Ohrit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve, ndërkaq më pas të njëjtë ua ka vazhduar me nga 30 ditë. Këshilltari Nefi Useini dhe vëllai i tij akuzohen në lidhje me incidentin që ka ndodhur përpara një hoteli në Ohër. Vëllezërit dhanë nga 10.000 euro garanci për të dalë nga paraburgimi, por Gjykata këtë ofertë nuk e pranoi.

Gjatë fundjavës, denoncuesi i incidentit, nga ana tjetër, ka dalë me deklaratë të kundërt, shkruan Ohri 1. Avokati i Spirko Topalloskit nga Ohri, sot ka dërguar një letër të shkruar në të cilën e përcjell deklaratën nga Topaloski për ngjarjen e pakëndshme, por me një përmbajtje të ndryshme nga ajo që fillimisht e ka raportuar klienti i tij dhe sipas së cilës vepron policia. Në deklaratën e sotme ai thotë:

Gjatë vitit të kaluar, policia në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike kishin hyrë në kompaninë e këshilltarit Nefi Useini.

Useini është i njohur tashmë edhe për ndërtimet e paligjshme në Ohër, që refuzonte t’i prish pavarësisht udhëzimeve nga autoritetet. Gjithashtu është i njohur edhe për sulmet fizike e verbale në vende publike, siç ishte rasti me profesorin Iljaz Iljazi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close