RMV, protestuesit përsëri bllokuan autostradën, kërkojnë plotësimin e kërkesave

Qytetarët e Tetovës përsëri e bllokuan segmentin e autostradës Zhelinë-Bërvenicë,si formë e revoltës për shkak rritjes së çmimit të rrymës elektrike, transmeton Portalb.mk.

Protestuesit vlerësojnë se nuk do të ketë rahati, deri në plotësimin e kërkesave.

Javën e kaluar organizatorët realizuan ekspozitë me fotografi të faturave të energjisë elektrike u organizua sot në Tetovë nga iniciativa “Boll Më”. Pasi provuan shumë lloje të protestave, sipas organizatorit Osmani, ngjarja e sotme është mënyrë artistike për t’i thënë EVN-së, “Boll më”. Ndërkaq nga kjo iniciativë janë drejt përfundimit të propozim ligjit në të cilin parashihen të gjitha kërkesat e tyre, ndërkaq për Portalb.mk, deputetët e partive shqiptare thanë se do ta përkrahin këtë propozim ligj.

Çfarë përmban propozim ligji i përpiluar nga iniciativa “Boll më”?

Tre prej gjithsej shtatë kërkesave që i kanë, ka hapësirë të zgjidhen përmes ligjit ndërkaq të tjerat ju takojnë institucioneve tjera, edhe atë Qeverisë së RMV-së dhe EVN-ja.

“Nga gjithë kërkesat që i kemi, tre i takojnë parlamentit, ata të treja do të futen në parlament, që është përcaktimi i çmimit, krijimi i një institucioni të pavarur i cili do të monitoroje punën e EVN-së, do të monitoroje orëmatësit e EVN-së dhe mënyrën se si matin si dhe falja e borxheve dhe kamatë vonesave për rastet speciale” tha Osmani.

Cilat janë kërkesat e këshillit organizativ?

  • Anulimi i rritjes së fundit të çmimit së energjisë elektrike.
  • Zbritja e çmimit të kilovatit për 46%.
  • Eliminimi i monopolit të EVN-së
  • Ulja e TVSH-së nga 18% në 5%.
  • Krijimi i një trupi të tretë arbitrar i cili do të monitoroje punën e EVN-së, si dhe do të shqyrtoje kërkesat-ankesat e konsumatorëve.
  • Falja e borxheve të akumuluara të rasteve sociale
  • Shlyerja e kamatë-vonesave për të gjitha shtresat e konsumatorëve.

Ndryshe, Osmani paralajmëroi se me protesta të tilla do të vazhdohet deri në realizimin e kërkesave të tyre, rikujtojmë se ditëve të fundit këta revoltën e tyre e kanë shprehur përmes bllokimit të disa rrugëve më të frekuentuara në vend.

Lexo edhe këtu:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button