fbpx

“28 artist për 28 Nëntor” në Tetovë

Galeria e Arteve në Tetovë ka arritur të organizojë punën e 28 artistëve nga qytete të ndryshme për Festën e Flamurit-28 Nëntorin, transmeton Portalb.mk.

“Në ekspozitë do të marrin pjesë 28 artist kryesisht të rinjë, që përmes veprave të tyre do të ngjallin sadopak frymën festive të kësaj dite të veçant për kombin tonë në këto ditë të vështira pandemie”, paralajmërojnë nga Galeria.

Organizimi do të transmetohet onlajn në faqen zyrtare të Galerisë, për shkak gjendjes së krijuar me Kovid-19, arsyetohen organizatorët.

“Veprat artistike janë piktura, grafika, skulptura, dizajne, art konceptual etj. Artistët janë nga qytete të ndryshme të vendit, Ohri, Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi , nga Kosova, Prishtina dhe Kaçaniku”, raportojnë nga Galeria e Arteve-Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button