RMV, Në fundjavë ndeshjet e javës së 13, derbi shqiptar në Strugë, Renova shpresat te trajneri i ri

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 13-të në kuadër të Ligës së parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, ku Struga Trim&Lum do të sfidohet nga Shkëndija, transmeton Portalb.mk.

Java e 13-të do të fillojë të shtunën me ndeshjen Vardar – Akademija Pandev që do të  luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, duke filluar prej orës 13:00.

Të dielën në kohë të njëjtë do të zhvillohen ndeshjet tjera:

Struga Trim&Lum – Shkëndija

Makedonija Gj.P. – Shkupi

Renova – Borec

Pelister – Sileks

Belasica – Rabotniçki

Në krye të tabelës gjendet Shkëndija me 26 pikë, e ndjekur nga Makedonija Gj.P. më 25 pikë, dhe Shkupi 24 pikë. Struga gjendet në pozitën e 4 me 19 pikë, ndërsa Renova në vendin e 11, të parafundit, me 8 pikë. Renova sot ka zyrtarizuar angazhimin e trajnerit të ri, Qatip Osmanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button