RMV, MASH bën thirrje që aplikimet për bursa studentore të bëhen në formë elektronike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nëpërmjet një komunikate, informoi se është në rrjedh aplikimi për bursë studentore në vitin akademik 2020/21, e cila zgjatë deri më 30 nëntor. Kandidatët potencial që i plotësojnë kushtet, aplikimet mund t’i paraqesin në mënyrë elektronike përmes platformës së internetit www.konkursi.mon.gov apo në arkivin e MASH-it, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale epidemiologjike në shtet, në interes të mbrojtjes së shëndetit personal, ndërsa me atë edhe mbrojtjen e shëndetit publik, MASH u bën apel studentëve, nëse janë në mundësi të shfrytëzojnë mënyrën elektronike të dorëzimit të aplikimit, i cili është më i thjeshtë dhe më i sigurte, apo dokumentet të t’i dorëzojnë me postë në adresën bul. “Sh. Cirili dhe Metodij” nr. 54, 1000 Shkup”, thuhet në kumtesë.

Apeli vlen edhe për nxënësit që kanë realizuar të drejtën e stipendisë në vitin shkollor 2020/21, ndërsa kanë obligim që deri më 4.12.2020 të dorëzojnë marrëveshje të plotësuar në tre ekzemplarë dhe kopje nga llogaria personale transaksionare, të shmangin vizitën fizike në MASH, përkatësisht dokumentet t’i dorëzojnë përmes postës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button