Bullgaria ka përshëndetur shkarkimin e kryetarit dhe anëtarit të Agjencisë Mediatike Informative të RMV-së

Ushtruesi i detyrës ambasador i Maqedonisë së Veriut në Sofje, Vladimir Krstevski është thirrur sot në Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë dhe në takim, pala bullgare ka përshëndetur reagimin e shpejtë të autoriteteve në Shkup në lidhje me gjuhën e urrejtjes kundër një ministri bullgar, si dhe në rastin e djegies së flamurit bullgar, kumtoi MPJ-ja bullgare në Facebook, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për gazetarin Zoran Ivanov, kur Qeveria e shkarkoi nga funksioni kryetarin dhe anëtarin e bordit mbikëqyrës të Agjencisë Mediatike Informative, për shkak të statusit të tij në Facebook ku ka ofenduar ministren bullgare Ekaterina Zaharieva. Nga Qeveria kumtuan se Ivanov është shkarkuar me iniciativë të kryeministrit Zoran Zaev, për shkak të shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes ndaj përfaqësuesve qeveritar të Bullgarisë.

Për videon me djegien e flamurit bullgar që qarkulloi në rrjete sociale, nga MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut, reaguan menjëherë duke gjykuar aktin duke thënë se “është tentim i ulët dhe i pasuksesshëm që të shkaktohet urrejtje mes qytetarëve në dy shtetet, si dhe të dëmtohet imazhi i Maqedonisë së Veriut”.

Në takimin e sotëm në MPJ bullgare, Krstevskit iu tha se Bullgaria pret reagim të shpejtë nga autoritetet maqedonase edhe për të dhënat e publikuara në FB me shtetësi bullgare që jetojnë në Maqedoni.

Kryediplomatja bullgare, Ekaterina Zaharieva, po ashtu, sot në intervistë për agjencinë spanjolle EFE tha se Maqedonia duhet ta ndjekë shembullin e Argjentinës dhe Çiles.

“Fakti që argjentinasit dhe çilianët flasin spanjollisht nuk i bën më pak argjentinas dhe çilian. Fakti që ata kanë histori të përgjithshme deri në një moment të caktuar nuk ua ul sovranitetin sot. Përkundrazi, i aforn”, tha Zaharieva.

Kujtojmë se, Bullgaria bllokon fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, për shkak të kontesteve historike mes dy vendeve.  Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt më 17 nëntor, nuk u miratua korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut pasi Bullgari i vendosi veto, kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgaree dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button