Në gjendje të krizës nuk do të ketë më shumë policë nëpër rrugë, por do të kyçen të gjitha institucionet në luftën kundër Covid-19

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në pres konferencën e sotme ka thënë se situata me gjendjen e krizës është nën kontroll dhe se në aspekt të sigurisë, nga aspekti i sigurisë situata është e qetë dhe stabile, pavarësisht se është shpallur gjendje e krizës, para së gjithash për ballafaqim me pandeminë, shkruan Portalb.mk.

Ai sqaroi se gjendja e krizës nuk nënkupton se do të ketë më shumë policë dhe ushtar nëpër rrugë, por që të vihen në dispozicion të gjitha kapacitetet për të luftuar pandeminë.

“Angazhimet e policisë janë të një nivelit më të lartë në pjesën e zbatimit të kompetencave ligjore që nga fillimi i krizës, në muajin mars. Por, tani gjendja e krizës ishte me qëllim që të mundemi të koordinojmë më lehtë, të parandalojmë dhe të ballafaqohemi me krizën e pandemisë. Gjendja e krizës në vetvete nuk është gjendje në të cilën qytetarët, apo kushdo qoftë do të shohin më shumë policë nëpër rrugë, apo shumë armatë në zbatimin e masave. Ky nuk është qëllimi. Qëllimi është që të gjithë institucionet shtetërore të vendosen në dispozicion që të mund të kyçen në betejën kundër Covid-19. Kuptohet se, sipas ligjit për gjendje të krizës, këto mund të jenë edhe kompani private, shoqata tregtare dhe të gjitha resurset dhe kapacitete me të cilat disponon shteti jonë”, deklaroi Spasovski.

Po ashtu, Spasovski bëri të ditur se çdo ditë punohet në kontrolle në zbatimin e masave covid, në kontrolle të atyre që ndodhen në izolim apo janë pozitiv dhe se është ngritur vetëdija e qytetarëve sa i përket respektimit të masave.

“Ndjehet në opinion një nivel më i ngritur i vetëdijes, nivel më i lartë i përdorimit të pajisjeve mbrojtëse, sepse kemi pasur mbi 1000 dënime që shkruhen në ditë për mosrespektimin e masave, tani ai numër bie me atë që rritet niveli përkatësisht numri i qytetarëve që i respektojnë masat dhe mbajnë pajisje mbrojtëse”, tha ai.

Ndërkaq, i pyetur rreth qëndrimeve të fundit të kryeministrit Zoran Zaev, sa i përket kontestit me bullgarinë, Spasovski nuk ka komentuar ato, por tha se është fakt se shtetformësimi i Maqedonisë së Veriut, qëndron në veprat e antifashizmit.

KAKÇM-ja është konfirmin i gjuhës dhe identitetit tonë dhe shtetformësimi ynë qëndron në veprat e antifashizmit dhe ajo në asnjë moment nuk ka qenë dhe nuk guxon të vihet në pikëpyetje, sepse atë që e kanë bërë luftëtarët e popullit kundër fashizmit është krijimi i shtetit maqedonas me të cilin janë vërtetuar gjuha dhe identitetit maqedonas. Kuptohet se vetëm me respektimin e ndërsjellë të dallimeve tona dhe luftën e përbashkët që e kemi kundër gjuhës së urrejtjes dhe mos tolerancës edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Bullgarinë, mund të ndërtojmë raporte të mira ndërfqinjësore, ardhmëri dhe nga ai aspekt, çdonjëri prej shteteve duhet ta ruajë dinjitetin e vet, deklaroi ai.

Kryeministri Zaev, në intervistë për një agjenci bullgare të publikuar ditë më parë, bëri një sërë deklaratash që u pritëm me reagime të ashpraa në vend. Mes tjerash, ai tha se bullgarët nuk janë fashistë, por miqtë tanë, se gjatë Luftës së Dytë Botërore bullgarët ishin administratorë në fillim, por më pas u bashkuan me frontin antifashist dhe ushtritë bullgare dhe maqedonase së bashku çliruan Kriva Pallankën, Kumanovën dhe Shkupin, më tutje u shpreh se politikanët nga ish Jugosllavia i mbajtën bullgarët dhe maqedonasit të ndarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button