BE-ja ndaloi gjuetinë me plumba pranë pellgjeve ujore

Parlamenti Evropian miratoi ndalimin për përdorimin e municionit toksike për gjuetinë me plumba pranë të gjitha sipërfaqeve të ujit në Bashkimin Evropian. Anëtarët e parlamentit votuan ndalimin më 26 nëntor me 499 vota pro dhe 159, me 39 abstenime, njofton Portalb.mk.

Brenda 24 muajve, municionet dhe karremat e përdorur në dhe afër zonave të ujit duhet të jenë pa plumba për shkak të ndotjes së tepërt të mjedisit.

Plumbi përdoret në municionet për gjuetinë dhe joshjen e peshkimit për dekada, pavarësisht ndikimit të tij kaotik te njerëzit, botën e kafshëve dhe natyrën. Plumbat, të cilët shumica i përdorin si municion, përmbajnë një numër të madh të kokrrave të vogla që spërkaten nga pushka. Vetëm një pjesë e vogël e kokrrave në të vërtetë arrijnë objektivin, dhe pjesa tjetër shpërndahen në natyrë. Është vlerësuar se rreth 21-27000 ton të plumbit të gjuetisë dhe peshkimit spërkaten në të gjithë Bashkimin Evropian çdo vit.

Shumë shpesh këto plumba gjuetie përfundojnë në shpendët e ujit që i gëlltisin – Agjencia Evropiane e Kimikateve vlerëson se më shumë se një milion zogj ngordhin çdo vit nga efektet e helmimit me plumb. Dëmtime të mëdha gjithashtu i bëhen natyrës dhe kafshëve të tjera që janë dëmtuar nga gjuetia me plumba ose kanë konsumuar helmin e plumbave që janë shtënë.

“Është inkurajuese të shohësh që eurodeputetët nuk kanë rënë në grackën e keqinformimit që është ngritur në lidhje me këtë çështje. Të gjithë e dimë që plumbi është toksik. Sapo të gjitha vendet të kenë dhënë miratimin e tyre, BE-ja më në fund mund të heq plumbin nga sipërfaqja e ujit dhe të shpëtojë miliona kafshë nga ngordhja e ngadaltë dhe e dhimbshme. Shpresoj që ky është hapi që u desh drejt ndalimit përfundimtar të plotë të municionit me plumb#, tha Ariel Bunner, shef i Politikës së BE-së në OJQ-në mjedisore BirdLife.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button