Mickoski mohoi t’i ketë kërkuar falje Selës për “27 Prillin”

Kreu i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në paraqitjen e mbrëmshme në TV 21 mohoi t’i ketë kërkuar falje liderit të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Selës për “27 Prillin”, transmeton Portalb.mk.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i ASh-së Arben Taravari, kishte deklaruar rreth një javë më parë në po të njëjtin televizion se Mickoski i kishte kërkuar falje Selës në konferencën e “Konrad Adenauer” që u zhvillua në hotelin Hilton.

“Unë e dëgjova atë deklaratë të zotri Taravarit. Ajo reflekton për atë që thashë në fillim të asaj konference të Konrad Adenauer ku thashë se më vinte keq për atë që i kishte ndodhur zotrit Sela dhe do të doja të mos përsëritej. Këto ishin fjalët e mia”, tha Mickoski

Tutje ai tha se edhe pse i vjen keq, ai prapë nuk i ka kërkuar falje, pasi nuk mund të kërkonte falje për diçka për të cilën nuk ishte ai arsyeja që ndodhi një gjë e tillë.

“Empatia njerëzore është që t’ju vijë keq nëse dikujt i ndondh një gjë e tillë, kurse të kërkosh falje për diçka, duhet të jeshë arsyeja që ka ndodhur. Unë nuk jam arsyeja dhe nuk mund të kërkoj falje për diçka që unë nuk kam qenë shkaktar i ndodhisë, por në të njëjtën kohë si njeri, si bashkëqytetar, si mik, unë dua të shpreh ndjeshmërinë time personale”, tha Mickoski.

Ndryshe, më 6 nëntor, fondacioni gjerman “Konrad Adenauer” në Shkup organizoi konferencën “Partitë popullore konservatore ndërtojnë ura drejt ardhmërisë së përbashkët evropiane”, ku morën pjesë edhe tre liderët, Mickoski, Sela dhe Gashi.

Gjatë kësaj ngjarjeje, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, i pyetur nëse do të bënte koalicion me VMRO-DPMNE-në, edhe pas asaj që ndodhi më 27 prill të vitit 2017, ku u ushtrua dhunë në Kuvend dhe Sela ishte deputeti ndaj të cilit u ushtrua më së shumti dhunë fizike, ai tha se nuk do ta mbaj peng ardhmërinë e qytetarëve për shkak të asaj që ka ndodhur. Sela më tej shtoi se për atë që ka ndodhur më 27 prill nuk është përgjegjëse ndonjë parti politike, por individë të cilët dihen në opinion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button