fbpx

“Zona e Lirë e Grave” me aksion gueril e shënoi Ditën e Luftës Kundër Dhunës ndaj Grave (FOTO-GALERI)

Iniciativa për rritjen e vetëdijes për shqetësimin seksual të grave në hapësira publike, “Zona e Lirë e Grave” dje duke i shënuar hapësirat publike në qytetin e Shkupit, aty ku, sipas tyre, më së shpeshti ka ndodhur ngacmim seksual në hapësira publike, e kanë shënuar 25 Nëntorin-Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Dhunës ndaj Grave, njofton Portalb.mk.

“Aksioni gueril u zhvillua nëpër vende, gjegjësisht lokacione të cilat gratë dhe vajzat, që kanë plotësuar anketën e zbatuar në tetor, 2020, i kanë evidentuar si vende në të cilat kanë përjetuar ngacmim seksual në hapësira publike në qytetin e Shkupit. Me këtë aksion duam ta rrisim vetëdijen për këtë formë të ngacmimit seksual dhe njëkohësisht të dërgojmë porosi për solidarizim dhe luftë të përbashkët kundër të gjitha formave të ngacmimit dhe dhunës ndaj grave”, thuhet në njoftimin e ZLG-së.

This slideshow requires JavaScript.

Zona e Lirë e Grave (ZLG) është një nismë grash për rritjen e vetëdijes për ngacmimin seksual të grave në hapsira publike. Nisma është produkt i dëshirës për solidarizim dhe luftë të përbashkët kundër ngacmimit seksual, ngacmimit në rrugë, dhe mizogjinisë, si dhe zotimeve tona për ndërtimin e paqes në shoqëri përmes zvogëlimit të hendekut gjinor. Kjo platformë onlajn ka për qëllim të na vetëdijësojë, edukojë dhe trimërojë që të dallojmë ngacmimin seksual në jetën e përditshme dhe njëkohësisht ta nxjerrim në pah dhe të reagojmë ndaj tij në suaza të mundësive tona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button