Hungaria dhe Polonia nuk heqin veton ndaj buxhetit evropian, thonë se kushtëzimi i fondeve mund të jetë kaotik për BE-në

Liderët e Polonisë dhe Hungarisë porositën se do t’i përmbahen vetos së tyre për buxhetin e ri shtatë-vjeçar të Bashkimit Evropian, i cili përfshin gjithashtu një fond të madh të rimëkëmbjes nga koronavirusi, njofton Portalb.mk.

Ata nuk e mbështetën buxhetin prej 1.82 trilionë eurove, duke kundërshtuar mekanizmin që lidh miratimin e fondeve me sundimin e ligjit. Me këtë mekanizëm, Brukseli kushtëzoi marrjen e parave evropiane me respektimin e normave demokratike, për të cilat Polonia dhe Hungaria kritikohen vazhdimisht.

Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe homologu i tij polak Mateusz Morawiecki u takuan në Budapest për të diskutuar planet e tyre. Ata ranë dakord që kushtëzimi i fondeve nuk ishte parashikuar në marrëveshjen themeluese të Unionit dhe se masa të tilla mund të përdoren kundër vendeve të tjera në të ardhmen.

“Lidhja e fondeve me sundimin e së drejtës, mund të jetë katastrofike për Unionin. Gjithkush që e ks menduar jë jë të tillë është i papërgjegjshëm, sepse kriza kërkon zgjidhje të shpejta ekonomike”, tha Orban.

Negociatat për buxhetin do të vazhdojnë muajin tjetër.

“Me deklaratën e tyre, Polonia dhe Hungaria shkojnë drejt një izolimi edhe më të madh,” tha një diplomat i lartë i BE.

Hungaria dhe Polonia, qysh në takimin e ambasadorëve në Bruksel vendosën veto ndaj buxhetit të Bashkimit Evropian për vitet 2021-2027.

“Ambasadorët e BE-së nuk mundën të arrijnë unanimitetin e nevojshëm për fillimin e procedurës me shkrim për shkak të rezervave të shprehura nga dy vende anëtare”, shkroi atëherë në twitter Sebastian Fischer, zëdhënës i presidencës gjermane të BE-së.

BE-së i nevojitet një konsensus i 27 vendeve anëtare për të miratuar paketën financiare që po ashtu mbulon fondin e shërimit nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button