Dizajnerja Asibe Tusha: Punoni shumë për atë që doni dhe besoj do të keni suksese

Asibe Tusha është një dizajnere nga qyteti i Shkupit, ajo ka mbaruar specializimet e dizajnit në Paris të Francës. E intervistuar nga Portalb ajo theksoi se për të ka qenë më e lehtë për të arritur në këtë drejtim sepse rrjedh nga një familje që janë marrë me artizanat dhe një ndihmesë e veçantë për të ka qenë daja i saj. Për të dizajni është një profesion që gjithmonë është në trendët bashkëkohore dhe duke i dhënë përkushtim të madh i ka sjellë të ardhura të mira. Ndërsa, sa i përket periudhës së pandemisë ajo sqaroi për një gjest të sajin të bukur që e ka bërë, donacionin e dhuruar për të gjithë njerëzit duke ju ofruar maska. Tusha përfundoi intervistën me mesazhin, të rinjtë janë gjithçka për ne, e tashmja dhe e ardhmja e vendit! Le të punojnë shumë për atë që duan dhe besoj se do të kenë suksese.

Ndërkaq, më poshtë ndiqeni intervistën e saj për Portalb.

Asibe Tusha

Pse pikërisht zgjodhët dizajnin si profesion për ju, trego diçka për rrugëtimin tënd në këtë sferë si dhe studimet në Francë?
Mund të them se  është  një profesion që gjithmonë është me trendet bashkëkohore dhe fatmirësisht në familjen time janë marrë me profesione të tilla siç janë artizanatet e vjetra. Por, unë kam fat që rrjedh prej një familje që janë marrë me artizanat. Nëna ime është marrë me punime të tilla, mirëpo dhe daja im, disenjatori Izet Curri, një disenjator i njohur si ne tregun tonë, por dhe me gjerë. Daja im, ai më mundësoi që unë t’i kryej trajnimet dhe specializimet e mia mu në qendër të Parisit.

 

Asibe Tusha

Për gjithë ata të rinj që ju intereson kjo pjesë, a është ky një profesion me të ardhura të larta apo jo?
Çdo profesion që duam dhe japim përkushtim maksimal na sjell të ardhura të mira! Unë bëj maksimumin në punë dhe mund të them se jam mirë por nëse nuk do të jepja maksimumin atëherë nuk do të isha këtu ku jam.  Rinia le të punojë shumë dhe besoj se do të kenë suksese pavarësisht sfidave që u dalin para!

 

 

 

Asibe Tusha

Sa dhe si ka ndikuar pandemia e Covid-19 për ju dhe profesionin tuaj?
Fillimi ishte shumë i vështirë veçanërisht mbyllja në muajin mars por nga ana tjetër pandemia  COVID-19 ka prekur çdo sektor po ashtu dhe profesionin tonë por besoj se do të rimëkëmbemi edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

 

Asibe Tusha

Vlen të theksohet dhe donacioni juaj pikërisht në këtë kohë pandemie, keni dhuruar maska për njerëzit duke përfshirë̈ më shumë mjekët dhe gazetarët. Si erdhët deri te kjo ide e bukur dhe pse?
Më kujtohet si sot ishte mëngjes herët në Shkup java e tretë e karantinës. Derisa prisja në barnatore pashë  4 persona që kërkonin të blejnë maska . Në barnatore kishte vetëm për një përdorim edhe pse çmimet e larta në atë periudhë. U ndjeva e prekur sepse shumë njerëz nuk kanë mundësi ekonomike. Si person i artit. E edukuar që në ditë të mira duhet të bëhemi solidar e pse jo në këto ditë të vështira , të rënda që po kalon njerëzimi. Fillova të mendoj pse mos të jap ndihmë unë, të qepi maska. Jam nga fusha e dizajnit ! Nuk duhet të qep e dizajnoj vetëm fustana të bukura në kohë të bukura tani mund të bëj diçka tjetër të jap ndihmë! Bleva material 100% pambuk, i pastruar , i hekurosur dhe i qepja në ambientin shtëpiak të pastër dhe vendi ku qepi është i pastër. Fillova i qepa i mbarova dhe maskat u dorëzuan në spital . Vazhdoj të qepi kam dhuruar kudo kush më ka kërkuar i kam dhënë, përsëri ku ka nevojë dhuroj dhe do ta bëj deri në fund deri kur do ta marrim lajmin e bukur. Kam dhuruar te mjekët, gazetarët po dhe te njerëzit tjerë! Dua të jap ndihmë, dua të jap një dorë dhe mundem!

Asibe Tusha

Çfarë mesazhi apo këshille do ju jepje të rinjve në këtë intervistë?
Të rinjtë janë gjithçka për ne, e tashmja dhe e ardhmja e vendit! Le të punojnë shumë për atë që duan dhe besoj se do të kenë suksese! Shumë punë dhe pa ofendime, pa helme!

 

 

Ndryshe, një dëshirë e Asibes dhe që e sheh si një plan në të ardhmen është që të hap diçka në  emër të sajin qoftë kjo një studio, dyqan apo tjetër. Ndërkaq, më poshtë ju mund të lexoni intervista të tjera të realizuara nga Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button