fbpx

Kompania ka filluar të pyetet për efikasitetin e vaksinës kundër Kovid-19

Kompani të ndryshme farmaceutike tashmë kanë prezantuar rezultatet në lidhje me efektin e vaksinës së prodhuar nga ata kundër Kovid-19. Procedurat për licencimin e vaksinës si duket nuk do të jetë e lehtë për disa kompani, pasi theksohet se mund të mos ketë rezultatet të sakta nga testimet.

Kompania AstraZeneka mund të zhvillojë një provë tjetër në shkallë botërore për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës së saj për koronavirusin, tha shefi i saj ekzekutiv Pascal Soriot, raporton VOA. Kompania po përballet me pyetje të vështira lidhur me nivelin e suksesit të vaksinës, që disa ekspertë thonë se mund t’i pengojë shanset për të marrë miratim të shpejtë nga rregullatorët në SHBA dhe BE.

Disa shkencëtarë kanë ngritur dyshime në lidhje me saktësinë e rezultateve që tregojnë se vaksina ishte 90% e efektshme tek një nën-grup pjesëmarrësish, të cilët, gabimisht morën në fillim një gjysmë doze dhe pastaj dozë të plotë.

Peter Openshaw, profesor i mjekësisë eksperimentale në Imperial College London tha: “Ne duhet të presim të dhënat e plota dhe të shohim se si do t’i vlerësohen rezultat nga rregullatorët.” Ai tha se rregullatorët e SHBA dhe të Evropës “mund të kenë pikëpamje të ndryshme” nga njëri-tjetri.

Rregullatori amerikan, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), nuk ka komentuar mbi rezultatet e provave të AstraZenecas. Agjencia Evropiane e Barnave tha të enjten se do t’i “vlerësonte të dhënat mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës në javët e ardhshme pasi të jenë marrë nga kompania”.

Problemet i vuri në dukje edhe Moncef Slaoui, këshilltari kryesor shkencor për programin e vaksinave të qeverisë amerikane që mban emrin Operacioni Warp Speed. Ai tha se askush në nën-grupin që mori gjysmën e dozës nuk ishte më i vjetër se 55 vjeç, duke lënë të kuptohet se efikasiteti tek moshat më të vjetra është ende i paprovuar në këto të dhëna.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close