RMV, Mickoski në protestë kërkoi dorëheqjen e Zaevit dhe ftoi qytetarët pa dallime etnie të bashkëngjiten

Partia opozitare VMRO-DPMNE-ja ka realizuar protestë me mesazhin “Protestë tani, që mos të jetë vonë”, si reagim kundër qëndrimeve të kryeministrit Zoran Zaev ndaj çështjeve të hapura me Bullgarinë, transmeton Portalb.mk. Ai paralajmëroi edhe bllokada të qyteteve, si në Kumanovë, Kavadari, Tetovë dhe qytetet tjera.

“Mjaft është, është koha që maqedonasit sërish të luftojnë për të drejtat e tyre”, duke vlerësuar se është e turpshme kjo që ka bërë Zaev. Ai kërkoi nga gjithë qytetarët pa dallim etnie të bashkëngjiten në protesta.

Mickoski me mesazhin “Dorëheqje Zaev, liri popullit”, kërkoi dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, njëjtë sikur nënkryetari Aleksandar Nikolloski që vlerësoi se tashmë kryeministri Zoran Zaev është e kaluar.

“Nuk mund të ndërtojmë shtet, nëse e humbim”, porositi Mickoski, duke theksuar se është për një bashkëpunim me fqinjët.

“Kërkoj nga Zaevi menjëherë të kërkojë falje publike për qëndrimet e shprehura në gazetën bullgare”, kërkoi lideri i opozitës.

VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se politikat e Zaevit janë tregtare dhe jonacionale, duke paralajmëruar se Qeveria është e gatshme të shesë interesat nacionale të Maqedonisë.

“VMRO-DPMNE-ja ju bën thirrje gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje ose përkatësisë politike, të marrin pjesë në protestën gjithëpopullore dhe mbipartiake për mbrojtjen e vijave të kuqe nacionale që janë muri i fundit i identitet maqedonas”, thuhej në thirrjen e partisë opozitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button