fbpx

Në Shkup u arrestuan katër persona të dyshuar për tregti me drogë, kërkohen edhe dy tjerë

Policia e Dibrës dhe Shkupit kanë realizuar aktivitetin e përbashkët kundër një grupi që dyshohet për tregti me drogë, duke arrestuar katër persona, ndërkohë kanë sekuestruar një sasi të marihuanës dhe të hollave, transmeton Portalb.mk.

Aksioni është realizuar rreth orës 11:45 në bulevardin Borsi Trajkovski në Shkup, ku në veturën “Jeep” me tabela të Shkupit janë gjetur 3.5 kilogram marihuanë. Sipas policisë, në veturë ishte dy shkupjanë, 34 vjeçari V.M. dhe 29 vjeçari M.G.

“Nga masat dhe aktivitetet shtesë, është konfirmuar se organizator të shitjes jolegale është 27 vjeçari A.M. nga Dibra, i cili së bashku me 29 vjeçarin nga Shkupi F.P. kishin marrëveshje për shitjen e drogës në parkingun e bulevardit Koço Racin”, njoftojnë nga policia.

Policia raportoi se rreth orës 12 afër qendrës për transport në SHkup, u arrestua A.M. tek i cili u gjetën 70,500 denarë dhe 1,800 euro që ishin fituar nga shitja e drogës. Dhjetë minuta më vonë është arrestuar në afërsi edhe F.P. Në lidhje me rastin e njëjtë, policia është duke kërkuar edhe 35 vjeçarin R.A. dhe 32 vjeçarin P.Gj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button