fbpx

RTM i plotësoi vendet e lira të punës me shpallje interne, nuk mund të marrë leje për punësime të reja

Radio-Televizioni i Maqedonisë  (RTM) ka publikuar 26 shpallje interne për punonjësit e kësaj shtëpie që të plotësojë vendet e lira të punës dhe të promovojnë punonjësit në karrierat e tyre profesionale. Në të njëjtën kohë, njoftimet e tilla do të zgjidhin padrejtësinë me ata profesionistë që janë punësuar për vite me radhë në RTM, e të cilët me sistematizimin aktual janë vendosur në pozicione që nuk korrespondojnë me kualifikimet e tyre, përcjell Portalb.mk.

Nënkryetari i Këshillit programues të RTM-së, Vedat Memedalija në një prononcim për “Meta.mk” shpjegon se në RTM ka pas raste që profesionistë kanë punuar një kohë të gjatë si gazetarë, por zyrtarisht kanë qenë të punësuar në atë shtëpi si teknikë. Për të adresuar këtë padrejtësi, e cila ishte veçanërisht e përhapur në programin në gjuhën shqipe TVM 2, ata kërkuan nga Ministria e shoqërisë Informatike dhe administratës dhe Ministria e financave që t’u lejohet ata që të sistemojnë siç duhet vendet e tyre të punës. Pasi kanë marrë përgjigje pozitive, në seancën e Këshillit programues të RTM-së këtë muaj e miratuan Rregulloren për punësim, avancim dhe përcaktim të punonjësve në servisin radiodifuziv publik, pas kësaj janë publikuar shpalljet interne.

Në të njëjtën kohë, me këto shpallje do të plotësojnë vendet të zbrazëta udhëheqëse dhe redaktorësh në RTM, përfshirë emërimin e kryeredaktorit të “Radio Maqedonisë”, shërbimit të katërt programor të Radios Maqedonisë e, si dhe kryeredaktorëve të kanaleve të reja televizive TVM 3, TVM 4 dhe TVM 5.

Vedat Memedalija sqaroi se në total do të ketë shpallje të brendshme për rreth 40 pozicione në RTM që do të duhet të plotësohen. Sidoqoftë, ai theksoi se Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës dhe Ministria e financave nuk u dhanë atyre leje për të shpallur punë të reja në servisin radiodifuziv publik, megjithëse ata e kanë kërkuar këtë disa herë deri më tani.

Ndryshe, deri më 30 shtator të këtij viti, në RTM kanë qenë të punësuar 738 persona,  gjegjësisht kishte 14 punonjës më pak të punësuar krahasuar me fundin e qershorit të këtij viti. Nga tremujori në tremujor, numri i të punësuarve në servisin radiodifuziv publik po zvogëlohet dhe asnjë njoftim i vetëm nuk është bërë për plotësimin e vendeve të lira të punës. Memedalija shpjegoi se këtë vit ata kishin planifikuar 50 milion denarë si fonde të tyre për realizimin e punësimeve të reja, por RTM nuk mori pëlqimin e nevojshëm nga ministritë kompetente.

Memedalija paralajmëron se nëse njoftimi nga Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës për vitin e ardhshëm RTM të marrë vetëm 670,5 milionë denarë, siç ishte planifikuar në projekt-buxhetin për 2021, atëherë kjo do të nënkuptonte vënien e çelësit të servisit radiodifuziv , duke theksuar se Qeveria duhet t’i përmbahet Ligjit për ASHMAV, ku thuhet se do të sigurohet rritje graduale e buxhetit të RTM nga 0.6 përqind në 2018 në 1 përqind deri në 2021 të shumës totale të të ardhurave në buxhetin e shtetit realizuar në vitin që i paraprin vitit fiskal për të cilin përcaktohet shuma.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close