fbpx

RMV, për shkak ndërtimeve pa leje në Çair, policia ka ngritur kallëzim penal ndaj 34 vjeçarit

Për shkak ndërtimeve në muajin shtator të këtij viti, akuzohet 34 vjeçari për “ndërtime pa leje” në Çair, transmeton Portalb.mk.

“SPB në Shkup ka ngritur  kallëzim penal ndaj 34 vjeçarit S.M. nga Shkupi, për shkak dyshimeve që ka kryer vepër penale “ndërtim pa leje”, e dënueshme në bazë të nenit 244 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Ministria e punëve të brendshme (MPB).

Policia sqaroi se ai dyshohet se në shtator të këtij muaji ka realizuar ndërrime në parcelën me sipërfaqe 11 042 metra katror në kuadër KK Çair, Komuna e Butelit. Aktivitetet e ndryshme, raportohet se aty janë realizuar  pa Miratimin për ndërtim nga organet kompetente.

Ndryshe, kryetari Petre Shilegov tha se aktualisht është duke u përgatitur një marrëveshje ndër-komunale që duhet të nënshkruhet nga Qyteti i Shkupit dhe dhjetë komunat e Shkupit deri në fund të këtij muaji, përmes së cilës kontrolli inspektuese do të centralizohet në territorin e kryeqytetit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close