fbpx

RMV, ndryshimet në Kodin penal të funksionojnë në praktikë, që sulmuesit e gazetarëve të ndëshkohen

Vetëm përmes ndryshimeve konkrete në Kodin penal, duke i dhënë prokurorisë autorizim për të vepruar sipas detyrës zyrtare dhe duke i rritur dënimet për sulmuesit, siguria dhe politika e mosndëshkimit për gazetarët dhe punonjësit e medias do të përmirësohen sistematikisht, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ky është përfundimi kryesor i uebinarit mbi “Ndryshimet në Kodin penal: Zgjidhje për të forcuar sigurinë e gazetarëve” i organizuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe aksioni i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Evropës “Liria e shprehjes dhe liria e medias në Maqedoninë Veriore (JUFREX)” që u mbajt më 24 nëntor.

Patrik Peninks, nga Këshilli i Evropës, vuri në dukje se ndërsa numri i kërcënimeve rritet çdo vit, presioni mbi gazetarët/et po thellohet.

“Kjo formë e presionit ka fituar edhe nuanca specifike gjinore në sulmet ndaj gazetareve, të cilat janë provuar të jenë kryesisht të njëanshme në aspekt gjinor, si onlajn ashtu edhe oflajn”, theksoi Peninks.

Gazetari Vasko Magleshov theksoi se është e nevojshme të edukohen gjyqtarët dhe prokurorët publik të ardhshëm që të sensibilizohen për rëndësinë e punës gazetareske duke do të informoheshin, gjegjësisht do të zgjeroheshin programet për lirinë e shprehjes dhe për rëndësinë e profesionit të gazetarëve në proceset demokratike.

Kreu i Prokurorisë Themelore Publike, Sasho RajÇev, theksoi se për të bërë ndryshime thelbësore, do të duhet të rriten resurset e prokurorisë.

Si ekspert ndërkombëtar, Xhonatan Prajs, avokat në “Doughty Street Chambers”, Britania e Madhe, ndau disa çështje krahasuese nga praktika e tij ligjore në kontekstin e sigurisë së gazetarëve. Ai theksoi se problemi nuk është në vetë ligjet, por në zbatimin e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mladen Çadikovski theksoi se përmes trendit aktual të sulmeve ndaj gazetarëve po hyjmë në një fazë të recesionit demokratik..

“Ne nuk do të dëshironim të shihnim procese retrograde, ndërsa kjo tendencë po e tregon këtë. Është me rëndësi të theksohet se mosndëshkimi në mënyrë të pashmangshme çon në vetë censurë ose censurë, e kufizon hapësirën për media të lira dhe e privon publikun nga e drejta për t’u informuar”,shtoi Çadikovski.

Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq informoi se Ministria e drejtësisë tashmë ka filluar një procedurë për hartimin e një Kodi të ri Penal me ndryshimet e kërkuara të cilat do të përfshijnë vepra penale që do të rrisin nivelin e mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve të medias në përgjithësi.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close