“e-Shoqëri.mk”: Mjetet digjitale u bënë mjet kryesor në arsim, por janë të domosdoshme mundësitë e barabarta për të gjithë

Sfida në arsim ka pasur edhe para pandemisë, veçmas me teknologjitë informatike komunikuese në mësim. Kështu Natasha Angjeleska, koordinatore e lartë e programit për arsim – Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni e filloi diskutimin në sesionin e sotëm “Arsimimi i hapur digjital në Maqedoninë e Veriut – përfitimet nga shfrytëzimi i TIK në procesin arsimor” që e organizoi Fondacioni Metamorfozis në kuadër të konferencës së 16-të ndërkombëtare e-Shoqëri.mk – Angazhimi dhe efektiviteti – qeverisja e mirë dhe interneti.

Ajo theksoi se nuk është e mundur që njëqind përqind të sigurohet qasje deri te arsimimi i të gjithë nxënësve, megjithatë është e rëndësishme se cilat hapa do të ndërmerren dhe sa ajo mund të tejkalohet. Angjeleska thotë se madhe edhe nëse kemi sukses që t’i regjistrojmë të gjithë fëmijët në shkollë, megjithatë duhet që të kihet parasysh nëse ata kanë mundësi të barabarta për avancim, gjegjësisht nëse kanë resurse të mjaftueshme dhe mbështetje në kushtet shtëpiake, por edhe në shkollë. Sipas saj, hendeku në arritjet është pasojë nga hendeku i mundësive.

Profesori i Universitetit Ballkanik Ndërkombëtar, Sead Xhigall theksoi se në temën për arsim të hapur po punohet tanimë një dekadë, ku teknologjitë do të mundeshin në mënyrë më efikase të përfshihen dhe ta përmirësojnë procesin arsimor. Ashtu siç tha ai, interneti mundet që në çdo nivel të ndihmojë në procesin arsimor, por në këtë formë të sotme veçmas në Maqedoninë e Veriut, nuk është e mjaftueshme. Për atë janë të nevojshme aktivitetet, projektet, trajnimet për koordinim më të mirë të cilat do t’u ndihmojnë mësuesve, profesorëve dhe hulumtuesve që nëpërmjet rrugës së internetit më lehtë ta kryejnë punën e tyre.

“U përballëm me krizë ku arsimimi për një afat të shkurtër kohor patjetër duhej që të transformohet. Mjetet digjitale, interneti, mjetet online, prej një alternative të përshtatshme u bënë mjet kryesor dhe platformë për zbatimin e procesit arsimor. Ky transformim patjetër duhej që të ndodh në afat të shkurtër në të cilin u përballëm me shumë probleme, por konkluza është se nuk u zbatua shumë mirë kjo procedurë”, tha Xhigal.

Në lidhje me kornizat ligjore për zbatimin e Resurseve të Hapura Arsimore (RHA), profesori theksoi se te ne ekziston kornizë ligjore solide, por ka zbatim të keq ose të pamjaftueshëm, që është pasojë i punës së pamjaftueshme. Profesori theksoi se në të gjitha nivelet në arsim ka probleme në të cilat duhet që në periudhë afatgjate të punohet, si për shembull, në rritjen e vëllimit dhe numrit të resurseve digjitale. Ai u pajtuam e Angjeleskën se mungon infrastrukturë më e mirë, gjegjësisht pajisje të përmirësuar dhe qasje të gjerë në internet, e cila do ta përmirësonte tërë procesin. Përveç kësaj, edhe mbështetje ndaj mësuesve dhe hulumtuesve, me çka do të kishte standardizim i cili është kyç për koordinim të mirë dhe përfshirje apo rrjetëzim të të gjithë të kyçurve në proces.

Për sfidat në mësimin online në arsimin fillor dhe leksionet e mësuara, në diskutim përvojën e tij nga aspekti profesional dhe personal e dha Alvin Slimovski, drejtor i Shkollës Fillore “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” në Shuto Orizare të Shkupit. Ai foli për frikën që e kanë pasur mësuesit në fillim të pandemisë në mars, por edhe për atë se si leksioni i mësuar zbatohet tani.

“Nuk është se mësuesit nuk e din punën, por kjo është diçka e re në të cilën nuk jemi mësuar. Ajo për të cilën mësuesit kishin nevojë në atë periudhë ishte mbështetja nga personat udhëheqës në shkollë. Në shkollën tonë, formuan ekip për mbështetje dhe ndjekje të realizimit të mësimit në distancë. Miratuam vendim se mësimi në shkollën tonë do të ndiqet nëpërmjet platformës “Zoom” dhe nëpërmjet platformës për vetëmësim, platformë të cilën e krijuam vetë dhe në të cilën mësuesit nga klasa e parë deri të nëntën për çdo lëndë në nivel javor kanë postuar materiale për mësim nga shtëpia, prezantime, linqe, detyra dhe kanë dhënë detyrë shtëpie. Përveç kësaj krijuam edhe bibliotekë online, derisa për më të vegjlit prej të parën deri të tretën klasë janë incizuar lektura në formë të audios me fotografi në power point, por edhe sekcion të veçantë për punë me fëmijë me nevoja të veçanta në të cilën ka pasur qasje defektologu i shkollës dhe disa mësues të caktuar”, tha Salimovski.

Atë që e theksoi si të rëndësishme është se shkathtësitë e mësuara dhe përvoja e mësuesve kanë kontribuuar që më lehtë të adaptohen prej 1 tetorit.

Drejtorja ekzekutive e Fondacionit “Hap pas hapi”, Suzana Kiranxhiska e cila ka folur për shkathtësitë digjitale dhe përgatitjen e kuadrit arsimor për mësim online, u pajtua me Salimovskin se pandemia në një mënyrë e hodhi shoqërinë në mësimin online, që është mënyra e vetme për mbajtjen dhe vazhdimin e mësimit. Ajo theksoi se te ne, shumë donatorë kontribuojnë për kyçjen e fëmijëve nga kategoritë e rrezikuara duke u siguruar kushte më bazike për mbajtjen e mësimit online.

“Kjo krizë na detyroi që më shumë të mendojmë në atë që është e drejtë bazike. Vlerësoj se gjithëpërfshirja është shumë e rëndësishme dhe është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët e grupeve të rrezikuara që jetojnë në mjedise rurale, fëmijët që janë nga familjet e rrezikuara sociale dhe ata janë të parët që ne duhet t’u ndihmojmë”, deklaroi Kiranxhiska.

Ajo e përmendi edhe bashkëpunimin me Fondacionin Shoqëri e Hapur ku bashkë kanë punuar në projekt për organizimin e trajnimeve dhe ndërtimin e kulturës së mësimit mes nxënësve nëpërmjet të ashtuquajturave komunitete të mësimit të cilat do të jenë vend për dialog profesional dhe përvoja mes nxënësve. Nëpërmjet këtij projekti, ata kanë parë se edhe vetë mësuesit kanë probleme si mungesë të pajisjes kompjuterike ose qasje në internet.

“Nuk është që vetëm fëmijët prej familjeve të rrezikuara përballen me probleme. Edhe vetë mësuesit kanë probleme. Askush në familjen e tij katëranëtarëshe nuk ka katër kompjuterë. E njëjta ka të bëjë edhe me internetin e dobët, i cili është për shkak të mbingarkesës, që është rast madje edhe në mjediset urbane”, theksoi Kiranxhiska.

Ashtu siç theksoi moderatori i sesionit, Goce Arsovski, oficer për mbështetje programore në Fondacionin Metamorfozis, nga të gjitha hulumtimet dhe analizat që janë bërë këtë verë mund të vihet në përfundim se askush nuk ishte i përgatitur për atë që erdhi në mars, por është evident niveli i harmonizimit, i cili ishte ndryshe prej shkollës në shkollë.

“Shumë është varur prej vetë mësuesve, menaxhmentit, shërbimeve profesionale e kështu me radhë. Me fjalë të tjera jo të gjithë në mënyrë të njëjtë u gjendën, për fat të keq, në llogari të kualitetit që e kanë marrë vetë nxënësit”, tha Arsovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button