Filloi testimi i shpejtë në Kumanovë dhe pesë qytete të tjera, sot do të hapet edhe kovid-qendra e ORL-së

Ministria e Shëndetësisë informoi se prej dje ka filluar testimi me teste të shpejta antigjene në spitalet e përgjithshme në Koçan dhe Kavadar, si dhe në shtëpitë e shëndetit në Veles dhe Kumanovë. Sot, me teste të shpejta fillojnë edhe shtëpitë e shëndetit në Manastir dhe Dellçevë, kurse në qendra për Shëndet Publik në Manastir testimi i shpejtë do të fillojë nga e hëna -30 nëntor, njofton Portalb.mk.

Në këto institucione të shëndetit publik, të premten, më 20 nëntor, u zhvillua trajnimi për ekipet që do të kryejnë testimin me këto teste.

“Për këtë arsye edhe në rajone të tjera, aktualisht po mbahen trajnime të stafit dhe ekzaminime të kushteve të nevojshme për të filluar testimin”, thanë nga ministria.

Deri më tani, në nëntë lokacione të vendit, përfshirë qytetin e Shkupit, kryhen testime të shpejta me teste antigjen. Javën e kaluar, testimi filloi në qendrat Shëndetësore në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe Spitalin e përgjithshëm të Kërçovës.

Lidhur me terminet, testi i shpejtë mund të caktohet vetëm nga mjeku amë edhe atë nëse pacienti përmbush algoritmin, gjegjësisht ka simptoma të virusit Kovid-19, jo më shumë se pesë ditë. Algoritmi i testimit të shpejtë është nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mjeku amë, pasi të marrë anamnezën e pacientit, vendos nëse do të testohet me një test PCR apo me test antigjen të shpejtë. Testimi me teste të shpejta antigjen është falas për qytetarët.

Ndërkohë për sa i përket kapacitetit spitalor, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, u takua me drejtorët e kovid-qendrave  të kompleksit të klinikave Nënë Tereza në Shkup për të shqyrtuar situatën me kapacitetin e plotë të klinikave dhe dinamikën e hapjes së reparteve të reja për pacientët me kovid. Aktualisht, Klinikat e Interne kanë rreth 190 shtretër spitalorë me furnizim me oksigjen.

Gjatë ditës së sotme, do të hapet kovid-qendra e Klinikës për vesh, hundë dhe fyt, ku mund të hospitalizohen edhe 50 pacientë të tjerë. Në dispozicion do të mbesin edhe kapacitetet në pjesën e klinikave kirurgjike, të cilat sipas nevojës do të hapen ditëve në vijim.e.
Në kompleksin e klinikave Nënë Tereza ka gjithsej rreth 350 shtretër për kovid-pacientët të shpërndara në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendjes febrile dhe në Klinikat Interne- Klinika për Dermatovenereologji, Klinika për Sëmundjet e Syve, Klinika për Nefrologji, Klinika për Gastroenterologji dhe Neuropatologji dhe në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive dhe TBC.
110 shtretër shtesë ka në Spitalin 8 Shtatori dhe 40 shtator në Institutin e Fëmijëve për Sëmundje të Mushkërive- Kozle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button