RMV, ambientalistët ankohen, Qeveria thotë se tarifat e reduktuara për regjistrim të automjeteve nuk do të ndikojnë në ndotjen e ajrit

Reagime të ashpra te ambientalistët provokoi seanca e fundit e qeverisë, në të cilën u miratua teksti i projektligjit për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja, i cili synon të regjistrojë automjete me targa të huaja me detyrime të reduktuara deri në 50 përqind të vlerës së përcaktuar të të gjitha detyrimeve të cilat arkëtohen me importin e automjeteve nga autoritetet kompetente shtetërore, njofton Portalb.mk.

Nga “02 Iniciativa ” qytetare thonë se kjo lëvizje e qeverisë është një hap përpara, tre hapa prapa, duke e cilësuar hapin si një masë për të stimuluar bartjen e të gjitha mbeturinave nga Evropa në formën e makinave luksoze.

“Deri kur me politika të tilla të amnistisë së automjeteve që askush atje në BE nuk i dëshiron”, pyesin nga “02 Iniciativa”.

Thonë se në parqet për automjete në vend shiten kryesisht automjete të klasit më të lartë, të cilat janë të papranueshme në BE për sa i përket ndotjes, ndërsa në vendin tonë ato janë një simbol statusi që nuk ka rëndësi nëse ndot.

“Është e rëndësishme të mbushni buxhetin, paratë janë gjithmonë prioriteti më i lartë, ndërsa pasojat e ndotjes që ne lejojmë dhe financat për riparimin e saj janë shumë herë më të mëdha”, thonë nga “02 Iniciativa”.

Zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski në konferencën e djeshme për shtyp theksoi se ulja e tarifave për regjistrim të automjeteve me targa të huaja nuk do të ndikojë në rritjen e ndotjes së ajrit, sepse kriteri për importin e automjeteve të vjetra me standardin EURO 4 në vend mbetet i vlefshëm.

“Informacioni i fundit nga Administrata Doganore është se numri i automjeteve të vjetra të importuara ka rënë në mënyrë drastike, dhe vendosja e kriterit standardi Euro 4 është në drejtim që të mos ketë vend që automjetet e vjetra të ndikojnë në cilësinë e ajrit në asnjë mënyrë” tha zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski në konferencën për shtyp.

Siç informojnë nga Qeveria, dispozitat e këtij Projektligji kanë të bëjnë me automjetet e importuara deri më 1 Tetor të këtij viti, ndërsa do të zbatohen për një periudhë prej një viti.

Projekt-ligji përfshin automjetet motorike për transportin e udhëtarëve (kategoria M), automjete për transport të mallrave (kategoria N), automjetet me dy dhe tre rrota dhe kuadriciklat (kategoria L) dhe rimorkiot – përfshirë gjysmë rimorkiot (kategoria O). Qeveria beson se kjo masë do të sigurojë rregullimin sistematik të pjesëmarrjes së këtyre automjeteve në trafik dhe të ardhurat e fondeve për buxhetin dhe ekonominë e vendit në vlerë prej 25 milionë euro.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) muajin e kaluar për herë të parë e publikoi Raportin e parë Global në temë “Automjetet e përdorura dhe mjedisi”, në të cilën paralajmërohet për ndotjen e ajrit me gazrat e shkarkimit nga automjetet e përdorura dhe bën thirrje për rregullim më të madh të fluksit ndërkombëtarë të automjeteve të tilla nga vendet e zhvilluara në vendet në zhvillim dhe Botën e Tretë. Pikërisht, vendi ynë është përfshirë në grupin e vendeve ku ka politika të “dobëta” për të rregulluar importin e automjeteve të përdorura.

Portalb.mk dhe Meta.mk tashmë ka shkruar se megjithëse ishte premtuar, etiketat ekologjike në automjete ende nuk janë vënë në funksion në vendin tonë.

Ndryshe, dy ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social “Fejsbuk”, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se Qeveria e RMV-së ka miratuar projektligjin për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja, të propozuar nga Ministria e Ekonomisë.

Të gjitha makinat me targa të huaja, të cilat kanë hyrë në territorin e RMV-së nga 1 tetori e këndej do të mund të regjistrohen në vend brenda një viti me çmim të ulur për 50% të vlerës së përcaktuar.

Ndërkaq sipas propozim-ligjit, veturat për të cilat është dërguar kërkesë për regjistrim e kanë të obligueshme ti përmbushin këto kishte:

  1. Pronari ose shfrytëzuesi, gjegjësisht personi i autorizuar i veturës apo personi i cili do të blejë veturën të ketë të rregulluara obligimet doganore dhe ato tatimore të veturës në afat prej 6 muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe të ketë leje për qarkullim, sigurim dhe karton të gjelbër.
  2. Të kishin hy në territorin e Maqedonisë së Veriut nga data 1 tetor i vitit 2020

LEXO: RMV, është liruar për 50% çmimi i regjistrimit të veturave me targa të huaja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button