Shilegov: Nuk do t’i privoj fëmijët nga shpresa për Vitin e Ri, kryeqyteti do të zbukurohet deri më 5 dhjetor

Qyteti i Shkupit prej dje filloi dekorimin e qytetit për Vitin e Ri. Është paraparë që deri më 5 dhjetor, Sheshi Maqedonia dhe rrugët në qendër të qytetit të ndriçohen me zbukurime dhe drita të Vitit të Ri, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov thotë se përkundër korona-krizës, qytetit i Shkupit nuk heq dorë nga atmosfera festive e Vitit të Ri në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, sepse në këtë mënyrë, do të kthehet shpresa dhe buzëqeshja në fytyrat e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve.

“Këtë vit, fëmijëve tanë u janë privuar shumë gjëra, fëmijëria, viti shkollor, loja me miqtë, gëzimi. Mendoj se në këtë vit të vështirë dhe kohë të errët në të cilën jetojmë, nuk duhet të heshtim në një moment të ndritshëm siç është Viti i Ri. Nuk kemi të drejtë ta bëjmë atë, nuk kemi të drejtë t’ua heqim shpresën dhe gëzimin qytetarëve dhe fëmijëve”, tha kryetari Shilegov.

Shilegov tha se shteti nuk ka probleme me mungesën e burimeve materiale në kujdesin shëndetësor që paratë të duhet t’i destinojmë diku tjetër, siç kërkon opozita, por ka mungesë të personelit mjekësor.

“Qysh në shtator para fillimit të vitit shkollor, siguruam laptopë për të gjithë fëmijët e shkollave të mesme në kuadër Qytetit të Shkupit, të cilët nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimet onlajn. Janë siguruar të gjitha kushtet teknike në lidhje me internetin për të ndjekur orët mësimore. Kjo do të thotë që ne nuk kemi nevojë të destinojmë para as për kompjuterë për nxënësit”, shtoi Shilegov.

Këtë vit qyteti i Shkupit vetëm do të zbukurohet, nuk do të organizohet manifestimi “Winterland”, por as ndonjë festë për pritjen e Vitit të Ri.

Tenderi për dekorimin e Vitit të Ri të qytetit kushton 200,000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button