Është krijuar pastaj është fshirë një faqe e rreme në Facebook për propagandë anti-bullgare

VMRO-DPMNE thotë se kjo është një faqe e rremë, e cila nuk ka asnjë lidhje me VMRO-DPMNE-në dhe Institutin Patriotik, partia nuk zotëron dhe menaxhon asnjë faqe të tillë

Një faqe e rreme me titull “Instituti Patriotik i VMRO-DPMNE -së” u krijua në Facebook në 20 nëntor, me qëllim për të përhapur gjuhë urrejtjeje dhe për të provokuar ndjenja negative ndaj Bullgarisë. Në ndërkohë, faqja është fshirë.

 Foto: Screeshot nga postimi në faqen në Facebook të Institutit Patriotik VMRO-DPMNE para se të fshihej

Në këtë faqe të Facebook u postua një video, e cila është e qaashme akoma në YouTube , ku shihet një flamur Bullgar me një svastikë, simbolin e njohur nazist – “swastika” , dhe titullohej:

Flamuri i vërtetë i Bullgarisë. Edhe Tatarë, edhe Fashistë

Ky sigurisht nuk është flamuri i vërtetë i Republikës së Bullgarisë. Flamuri i Bullgarisë ka një formë drejtkëndëshi dhe përbëhet nga tre vija në të bardhë, jeshile dhe të kuqe. Ato janë rregulluar horizontalisht nga lart poshtë, me fusha të barabarta në formë dhe madhësi.

Përndryshe, në këtë faqe të rreme të FB-së kishte vetëm dy postime pothuajse identike, të cilat ndryshojnë në tituj. Një që po shqyrtojmë dhe një tjetër, me të njëjtën video, vetëm në përshkrim thotë: “Flamuri i vërtetë i Bullgarisë: Tatar – Bullgaristan“,Përndryshe, në këtë faqe të rreme të FB-së kishte vetëm dy postime pothuajse identike, të cilat ndryshojnë në tituj. Një që po shqyrtojmë dhe një tjetër, me të njëjtën video, vetëm në përshkrim thotë: ” Flamuri i vërtetë i Bullgarisë: Tatarët – Bullgari “, i cili ende mund të gjendet në YouTube.

Sidoqoftë, megjithëse faqja u paraqit sikur të ishte Instituti Patriotik i VMRO-DPMNE, kjo nuk është e vërtetë .

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE,-së Dimce Arsovski, konfirmoi se kjo është një faqe e rremë. Ai deklaroi kategorikisht për “Vërtetmatësin” se:

Bëhet fjalë për faqe të rremë, e cila nuk ka asnjë lidhje me VMRO-DPMNE-në dhe Institutin Patriotik .

Sipas Arasovskit:

Një tjetër manipulim i ashpër dhe i shpikur nga kuzhinat për gënjeshtra të LSDM-së, e cila dëshiron të shpërqendrojë vëmendjen nga situata reale, që është faji i LSDM-së dhe Zaev-it për bllokadën nga Bullgaria dhe vdekshmërinë e madhe nga pandemia Kovid-19.

Për më tepër, ai theksoi se“Instituti Patriotik nuk zotëron dhe nuk menaxhonë asnjë faqe.”

Instituti i partisë i VMRO-DPMNE, përndryshe, u krijua së fundmi sipas Statutit të ri të partisë. Në fillim të shtatorit të këtij viti, VMRO-DPMNE përmes një deklarate informoi se me këtë organ do të udhëheq Aleksandër Pandov :

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka emëruar Aleksandar Pandov si Kryetar të Institutit Patriotik të VMRO-DPMNE-së, i cili po prezantohet në përputhje me statutin e ri demokratik që hyri në fuqi kohët e fundit. Pandov është një anëtar i vjetër i partisë dhe një ish-funksionar me disa poste në parti.

Por edhe pse ishte një faqe e rremë, ajo përhapi dezinformatën dhe kishte 82 shpërndarje para se postimi të fshihej. Është e qartë se ky njoftim u krijua me synimin për të mbjellë propagandë anti-Bullgare dhe për të ngritur atmosferën në publik, duke abuzuar me momentin pas vetos Bullgare për të filluar negociatat e pranimit të M. së Veriut në Bashkimin Evropian.

Burimi: VERTETMATES

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button