RMV, u shfuqizua edhe dekreti i konsullit të Kosovës në Shkup nga u.d. presidentja Vjosa Osmani

Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës-presidente e Kosovës, ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Shkup, Tiranë, Lubjanë dhe Pragë, ku në këtë të fundit së fundmi u publikua se është emëruar djali i deputetit të Kosovës, transmeton Portalb.mk.

Për konsullin në Pragë, Osmani ka sqaruar sot se ai është emëruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës”, deklaroi Osmani, duke vlerësuar se konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike dhe konsullore të vendeve demokratike”, deklaroi Osmani.

Ajo theksoi se janë hapur Konsullata në vende ku ka Ambasada.

“Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, paralajmëroi Osmani.

Osmani theksoi se për këta konsuj nuk kishte pëlqim nga vende pritëse, derisa sqaroi se dekreti për konsull të Tiranës është shfuqizuar edhe me propozimin e Ministrisë së punëve të jashtme, propozim që sipas saj ishte anashkaluar nga ish-presidenti Thaçi.

“Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës”, deklaroi Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button