Dimri pa turistë në Maqedoninë e Veriut, deri më 15 dhjetor mund të shfrytëzohen kartelat e Qeverisë prej 6 mijë denarë

Në Maqedoninë e Veriut, sikurse në sezonin e verës, edhe në sezonin e dimrit pritet të ketë një sezon të dobët turistik, për shkak të pandemisë. Sezon i dobët turistik me siguri do të vërehet në qendrat e skijimit në Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit, ku ka edhe probleme tjera përveç atyre të shkaktuar nga pandemia.

Për të ndihmuar këtë sektor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për familjet me të ardhura më të ulëta se 15 mijë denarë (250 euro) ka ndarë kuponë që mund t’i shfrytëzojnë për turizmin vendor, në vlerë prej 6 mijë denarëve (100 euro). Por, këta kuponë duhet të shfrytëzohen deri më 15 dhjetor. REL raportoi se nga Oda Ekonomike për Turizëm bëjnë thirrje që të shfrytëzohen këta kartela, pasi vetëm 42 mijë e 992 kartela janë shfrytëzuar, që nënkuptohet as gjysma e kartelave të shpërndara.

Ivona Jakimovska nga sektori i turizmit shpreson se sektori i hotelierisë të marrë një infuzion financiar nga turistët e huaj, për shkak të mungesës së turistëve vendorë.

“Më 6 dhjetor pritet të arrijnë në Aeroportin e Shkupit turistët e parë nga Ukraina dhe përmes tyre të plotësohen të paktën 30 deri në 40 për qind të kapaciteteve në hotelet që janë në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë”, thotë Jakimovska.

Naum Martinovski, ligjëruesi në fakultetin e turizmit, dhe Arben Halili nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperendimore, vlerësojnë se shpërndarja e kartelave duhet të jetë më gjithëpërfshirës.

Ndryshe, sipas Entit shtetëror të statistikave, në Maqedoninë e Veriut në tetë muajt e parë në vitin 2019 kishte 839 045 turistë, ndërsa në tetë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 336 584 turist. Në vitin 2019 në muajin gusht në Maqedoninë e Veriut u regjistruar 216 321 turistë, ndërsa sivjet në muajin gusht janë regjistruar gjithsej 133 704 turist. Sivjet kemi rritje të numrit të turistëve vendor, pasi vitin e kaluar ishin regjistruar 116 189 turistë vendor, ndërsa sivjet 126 509 turistë vendor.

Sektori i hotelerisë dhe gastronomisë mbetet më i godituri nga kriza e shkaktuar nga pandemia. Ministria e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se deri në fund të vitit, ky sektor do të ndihmohet me 7,5 milionë eurove përmes granteve të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button