Tetova nuk do të dekorohet për festat e fundvitit, ja ku do të destinohen paratë

Sheshi i Komunës së Tetovës këtë vit nuk do të dekorohet për festat e fundvitit, mjetet financiare të parapara për këtë do të shkojnë në luftën me virusin korona dhe programe sociale, këtë e konfirmuan për Portalb.mk nga Komuna e Tetovës, shkruan Portalb.mk.

Bëhet fjalë për rreth 3 milion denarë të cilat paraprakisht ishin paraparë për dekorimin e qytetit, ndërkaq me përkeqësimin e situatës me virusin korona, këto mjete do të dedikohen diku tjetër sepse kështu kanë vlerësuar autoritetet komunale.

“Mjetet të cilat paraprakisht ishin paraparë për dekorimin e qytetit do të ridestinohen në luftën me Kovid-19 dhe programe sociale, bëhet fjalë për rreth 3 milion denarë” theksuan nga Komuna e Tetovës.

Rikujtojmë se edhe vitin e kaluar nuk u bë dekorimi i qytetit të Tetovës, mjetet për atë u destinuan nevojtarëve të tërmetit në Shqipëri, gjegjësisht në Durrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button