fbpx

Hapja e të dhënave dhe përfshirja e qytetarëve në pushtetin lokal janë kyçe për zhvillimin e demokracisë

Përfshirja e qytetarëve në miratimin e vendimeve është thelbi i demokracisë, veçanërisht në nivel themelor, në fushën e vetëqeverisjes lokale, a ajo mundet që me sukses të realizohet vetëm me edukim të qytetarëve për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, por edhe me hapjen e të dhënave dhe pajisjet përkatëse digjitale, nga arsimimi e deri te mundësimi i pajisjeve digjitale. Këto janë qëllimet bazike për të cilat çdo shtet, çdo pushtet duhet që të përkushtohet.
Kjo ishte konkluza e përgjithshme e pjesëmarrësve në sesionin e dytë të edicionit të 16-të të konferencës “e-Shoqëri – Angazhimi dhe efektiviteti – qeverisja e mirë dhe interneti”, e cila u mbajt sot dhe do të vazhdojë nesër në online platformën ZOOM.

Në sesionin me titull “Proceset e hapura dhe të dhënat – çelës për qeverisje të mirë”, për përvojat e tyre, pikëpamjet dhe rekomandimet folën Rudi Borman nga OGP Local, (Partneritet i hapur qeveritar në nivel lokal), Kristina Jovanova nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Gordana GapiqDimitrovska nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Blerina Ramaj nga organizata civile Open Data Kosovo (Të dhënat e hapura – Kosovë).

Marija NikolloskaArsovska nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” – organizator i konferencës, theksoi se institucionet e hapura në nivel shtetëror dhe komunat e hapura, por edhe të dhënat e hapura duhet jo vetëm që do t’u mundësojnë qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre demokratike, por edhe të krijojnë kulturë të ndershmërisë dhe llogaridhënies te pushteti në çdo nivel të saj.

Rudi Bornman, udhëheqës i “OGP Local – Open Government at dhe Local Level”, degë e Open Government Partnership, duke e paraqitur punën e organizatës së tij, theksoi se pas thuajse 10 viteve punë të OGP-së dhe katër vjet të projektit për nxitje që qeveritë të hapen më shumë në nivel lokal, sfida e radhës në të cilën punojmë është që t’i nxisin vetëqeverisjet lokale t’i hapin, gjegjësisht t’i publikojnë në format makinerie dhe të lexueshëm të dhënat e tyre edhe atë në vëllim sa më të madh që është e mundur, por edhe të identifikohen shfrytëzuesit dhe të mundësohet që të shfrytëzohen ato të dhëna, duke formuar edhe komunitete të tëra të shfrytëzuesve të cilët do të bashkëpunojnë në bazë të atyre të dhënave.

“Tani jemi në valën e tretë në aspektin e hapjes së të dhënave. Do të thotë, jo vetëm publikimin e të dhënave të hapura, por edhe zhvillimin e strategjive për të dhënat – kush do t’i shfrytëzojë… Duhet që të identifikoni se kujt i janë të nevojshme ato të dhëna. E radhës është që të formohen koalicione, për shfrytëzimin dhe përpunimin e të dhënave, që ato të bëhen më të shfrytëzueshme. Pastaj, është e rëndësishme që të drejtohen përpjekjet për të dhënat e hapura drejt nivelit lokal, që u bë veçanërisht e rëndësishme në kohën e pandemisë së KOVID-19, kur e pamë se pushtetet lokale intensivisht filluan të plasojnë të dhëna në nivel që tani nuk është parë, veçmas në aspektin e kapaciteteve që publikohen – për numrin e krevateve të spitaleve, mjekëve…”, tha Borman.

Pjesëmarrja e qytetarëve në miratimin e vendimeve dhe krijimin e politikave në nivel lokal, gjegjësisht pjesëmarrjen participuese, patjetër duhet ta kuptojmë dhe kujdesemi për të si një prej shtyllave globale të demokracisë. Ajo në fakt fillon në nivel lokal, gjegjësisht nëse nuk e keni këtu, nuk mund ta keni në demokracinë e nivelin qendror, porositi Kristina Jovanova nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

“Maqedonia e Veriut i jep autonomi të madhe pushtetit lokal, por pjesëmarrja e qytetarëve në nivel lokal është proces i vazhdueshëm,. Në zgjedhje gjithçka fillon, tërë rrëfimi fillon këtu, është një proces i vazhdueshëm në të cilin qytetarëve patjetër duhet që t’u jepet të drejtë që të jenë pjesë e miratimit të vendimeve. Por, për atë patjetër duhet që të edukohen dhe motivohen, t’i dinë të drejtat e tyre dhe obligimet, duhet ta kuptojnë se është e rëndësishme që të përfshihen në pushtet. Për atë është e nevojshme që të dorëzojnë informata kualitative, para se gjithash nga vetëqeverisjet lokale, por për atë janë të nevojshme edhe instrumentet demokratike dhe informatat. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk e kuptojnë se çfarë fuqie në fakt kanë në duar”, tha Nikollova.

Duke folur për mungesat e situatës aktuale, gjegjësisht sfidat që duhet të tejkalohen, ajo theksoi se në vend ende ka mosbesim të madh te qytetarët ndaj pushtetit, për shkak të një qeverisje tjetër 10-vjeçare, kur proceset demokratike nuk kanë qenë në gjendje të mirë dhe për atë autoritetet duhet të përpiqen që ta rifreskojnë atë besim.

“Për atë duhet që përmirësohet edhe qasja deri te informatat e qytetarëve dhe komunikacioni mes qytetarëve dhe bartësve të vendimeve. Ky është problem veçanërisht në komunat rurale, ku nuk ka shumë pajisje digjitale, por gjithsesi, pushteti lokal patjetër duhet t’i informojë qytetarët. Komunat patjetër duhet të kenë qasje sistematike, instrumente për pjesëmarrje civile, përpara se gjithash në krijimin e buxhetit”, tha Nikollova, duke theksuar shembuj pozitiv nga Strumica dhe Vinica, për konsultimet e qytetarëve nëpërmjet bashkësive lokale, por edhe për iniciativat qytetare për ndryshimin e Planit të Përgjithshëm Urbanistik.

Gordana GapiqDimitrovska nga MSHIA duke i theksuar përfitimet nga pjesëmarrja e vendit në Partneritetin e Hapur Qeveritar që në vitin 2012, theksoi se në përpjekjet e saja për hapje të të dhënave të institucioneve shtetërore, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka mbështetje të madhe shoqëria civile, veçmas nga Fondacioni Metarmofozis, bashkë me të cilën në 5 muajt e kaluar pas shumë përpjekjeve është arritur që edhe 5 institucione shtetërore t’i publikojnë setet me të dhëna të hapura, gjegjësisht të dhënat në format makinerie dhe të lexueshëm.

“Tani ka 55 institucione, që është më mirë se më herët, por nuk është e mjaftueshme. Megjithatë, ne nuk jemi shtet i pasur, nuk mundemi të presim që gjithçka menjëherë të publikohet, duhet që të përpiqemi drejt asaj. Duhet durim dhe mirëkuptim në këtë proces të hapjes së të dhënave. Kur jemi këtu, jam shumë e lumtur me Sveti Nikolen, komuna e parë që është në Partneritetin e Hapur Qeverisës në nivel lokal”, theksoi GapiqDimitrovska.

Edhe pse sfida aktuale e Ministrisë është që ta ngritë vetëdijen e administratës publike dhe institucioneve, në diçka që po punohet shumë vite nuk ka mbaruar, ajo tha se sfida e radhës është që të mundësojnë që organizatat civile, sfera akademike, odat ekonomike dhe subjektet tjera të fillojmë më intensivisht t’i shfrytëzojnë dhe përpunojnë të dhënat e hapura që janë publikuar.

Blerina Ramaj nga “Të dhënat e hapura Kosovë”, duke folur për sfidat e Kosovës, theksoi se pjesa më e madhe e problemeve me të cilat përballen janë mungesa e infrastrukturës digjitale, por edhe aftësia e zyrtarëve publik. Problem tjetër që patjetër duhet që të tejkalohet është edhe mospërputhja e formateve të të dhënave nga institucionet e ndryshme, por edhe ato të Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë për Statistika.

“Sfida e radhës është që të nxiten dhe trajnohen organizatat civile, por edhe gazetarët që t’iu shfrytëzojnë të dhënat e hapura për të mirën publike. Gazetarëve, veçmas duhet që të jenë të interesuar për ato. Tani, edhe pse ka portal për të dhëna të hapura, thuajse nuk ka shkarkime të seteve të të dhënave ose klipeve”, theksoi Ramaj.

Konferenca vazhdon nesër prej orës 10:00. Në ditën e nesërme në dy sesione të veçanta do të flitet për rolin e gazetarisë hulumtuese drejt qeverisjes së mirë, por edhe për arsimimin e hapur digjital. Dita do të mbarojë me punëtori online në temë “Siguria dhe privatësia – kyçe për sfidat në digjitalizimin e arsimit”. Më shumë detale për pjesëmarrësit të cilët do të mbajnë fjalime gjatë ditës së nesërme mund të gjeni në këtë link: e-society.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button