fbpx

Kohezioni social dhe kujdesi i duhur për shoqërinë përballë Covid-19, të ekzaminuar nga parimi i subsidiaritetit

Çfarë kontributi i parimit të subsidiaritetit të sigurimit social në kohezionin social dhe cila është e ardhmja e “Shtetit të mirëqenies” në shoqëri në mes të pandemisë Covid-19? Në përgjithësinë e saj, subsidiariteti konsiston në faktin “e lejimit të individëve ose grupeve të vogla të veprojnë, për aq sa është e mundur, dhe të lejojnë ndërhyrjen e komuniteteve më të mëdha atë të Shtetit ose të një komuniteti të Shteteve vetëm nëse individët ose grupet e vogla nuk mund të japin përgjigje të kënaqshme për problemet që u paraqiten atyre”. Gjithashtu, ne mund të konsiderojmë se parimi i subsidiaritetit gjen vendin e tij në të drejtën ndërkombëtare (OKB, ONP, BE) dhe në rendin juridik nacional në disa vende të caktuara.

Është e qartë, në radhë të parë, që individët ose entitetet më të vogla janë të interesuar të japin përgjigje problemeve të tyre. Nga ana tjetër, subjektet më të mëdha, Shteti ose komuniteti i Shteteve, këto të fundit i zavendësojnë të parët për të dhënë përgjigje të kënaqshme problemeve të paraqitura. Në këtë kuptim ato janë subsidiare.

Aktualisht, në një shoqëri të njohur si “Shoqëria Covid-19”, subsidiariteti  ka markuar shpirtin e “Shtetit të mirëqenies” i cili lufton për të kapërcyer vështirësitë e tij për të vepruar. Në këtë kontekst, ekziston një “Shtet i mirëqenies” për të cilin ne kishim shpresuar në vitet 1980, i cili u vu në vështirësi të rëndë përballë Covid-19 duke luajtur një rol shumë të plogësht.

Një “Shtet i mirëqenies” në fillim i shqetësuar përballë epidemisë Covid-19, sot është zëvendësuar nga familja dhe shoqëria civile. Një “Shtet i mirëqenies” me një rol subsidiar dhe një rol shumë aktiv që kanë luajtur  shoqëria civile dhe familja, një solidaritet me të afërmit e tyre më të ngushtë dhe të moshuarit në radhë të parë.

Sot, ne kemi nevojë për një shoqëri të bashkuar që është më e hapur për një mbrojtje sociale efektive përmes shoqatave, shoqërisë civile, punëve bamirëse dhe fetare dhe për një kohezionin shoqëror me pjesëmarrjen aktive të të gjithë aktorëve socialë.

Për më tepër, kriza shëndetësore me të cilën përballet “Shteti i mirëqenies” është një mundësi që nuk duhet humbur nga ky i fundit. Kështu, ideja e vaksinimit për të gjithë popullsinë, e njohur si “universale”, jo sipas nevojës, duhet përfshirë peshimin e disa parametrave shëndetësor-social-financiar nga një vend në një tjetër në mënyrë që të mbrojë të gjithë popullsinë dhe të promovoj një shoqëri të shëndetshme, i dinjitetshëm për emrin e saj! Për ndryshe, ky koncept i vaksinimit “universal” që po shfaqet në horizont do të ndihmonte sigurimin e kujdesit të duhur për secilin në veçanti dhe për të gjithë në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button