Shekerinska: Kemi mundur të shkruajmë faqe më të mirë të historisë me Bullgarinë

Ose do të jemi pengje të historisë, ose do të kuptojmë se pas dhjetë viteve kjo do të jetë histori. Mund të shkruajmë faqe më të re të historisë e cila do të na çojë drejt të nesërmes më të mirë, apo të shkruajmë edhe një faqe, edhe një veto, edhe disa armiqësi dhe me atë të jemi akoma pengje të historisë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska në intervistën e sotme në Studio 10 në Televizionin 24, transmeton Portalb.mk.

“Me Bullgarinë kemi mundësi për bashkëpunim më të madh në mbrojtje. Ne akoma nuk kemi sjell vendim i cili do të jetë shteti i dytë i cili do të na sigurojë “air policing”, përkatësisht mbikqyrje të hapësirën sonë ajrore. Shteti i parë si pjesë e misionit të NATO-s është Greqia, ndërsa për të dytë ka më shumë kandidat. Vlerësojmë se ndoshta edhe ky është invesitm në disa marrëdhënie më të mira bilaterale”, theksoi Shekerinska.

Duke folur për situatën aktuale me pandeminë, ajo sqaroi se armata në gjendjen e krizës do të ketë katër lloje të angazhimit.

“Angazhimi i parë është prezencë më e madhe e forcave mjekësore nga Qendra Ushtarake Mjekësore, lloji i dytë është angazhimi i ekipeve për dezinfektim, pjesa e tretë është njësi nga armata si mbështetje e policisë, më së shpeshti pozicionim para instituteve shëndetësore, për mirëmbajtje më të mirë të rendit dhe lloji i katërt i mbështetjes është, nëse paraqitet nevoja, është mbështetja e njësive të inxhinierisë për intervenime para spitaleve”, tha ajo.

Ministrja e Mbrojtjes theksoi se ballafaqimi me gjendjen aktuale të krizës do të ishte shumë më e lehtë për punonjësit shëndetësor dhe shtetin nëse ata të cilët tani kritikojnë paraprakisht do të miratonin huamarrjen nga Banka Botërore për rritjen e kapaciteteve.

“Në vend që ta presim me të gjitha kapacitetet, ne valën e dytë e pritëm me një pjesë të kapaciteteve. Mendoj se me të vërtetë është e papërshtatshme t’i kritikojnë institucionet shëndetësore, pikërisht njerëzit që ia kanë lidhur duart dhe ia kanë marrë paratë”, deklaroi Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button