Filloi gjykimi kundër Milloshkoskit dhe babait të tij, për shitjen e paligjshme të një ndërtese në Komunën e Makedonski Brodit

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski, babai i tij Millosh Milloshoski dhe dhjetra të akuzuar të tjerë sot u ulën në bankën e të akuzuarve përpara gjykatëses Lenka Davitkova. Ish-kryetari i Komisioni për lustrim Tome Axhiev nuk u paraqit në gjykatë, pasi është pozitiv me koronavirus, kurse i akuzuari Milosim Vojnoski është gjithashtu në izolim, njofton Portalb.mk.

Sipas prokurores Fatime Fetai, ndërtesa komunale në Plasnicë u ble duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autoritetin, me lustrimin e porositur të kryetarit të atëhershëm të Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev për gjykatësin tashmë të ndjerë nga Kërçova, Dragan Bileski. Përveç katër të përmendurve, të akuzuar janë edhe anëtari aktual i KSHZ-së Jana Vitanoski, pastaj Novica Veljanoski, Vecko Zdraveski, Gjorgji Malkoski, Shpend Vinca, Blagoja Geshovski, Daut Dauti dhe Agim Mehmeti, si dhe Marija Miloshoska, antare e komisionit të lustrimit të Axhievit, e cila ka ndërruar jetë ndërkohë.

Në gusht ishte ngritur aktakuzë  kundër të gjithë këtyre personave. Të gjithë akuzohen për përfshirje në shitjen e paligjshme të një objekti në fshatin Izhistë – Komuna e Makedonski Brodit, të cilin e kishte përdorur Komuna e Plasnicës.

Dy nga të pandehurit akuzohen për kryerjen e Mashtrimit, dhe i akuzuari i tretë Miloshoski për Mashtrim dhe Shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit sipas nenit 353 paragrafi 2 të Kodit penal, ku dënimi minimal është 5 vjet burg. Propozimi i Prokurorisë përfshin 10 personat e akuzuar për kryerjen e një vepre penale – Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit sipas nenit 353 paragrafi 2.

Prokuroria Themelore Publike -Shkup në gusht të këtij viti ngriti aktakuzë për rastin “I fuqishmi”..

Këtë rast fillimisht e hapi Prokuroria Speciale në mars të 2018-ës. Më pas e mori përsipër Prokuroria Publike ndërsa prokurorja Fatime Fetai vazhdoi të punojë në këtë rast.

PSP-ja gjatë publikimit të rastit deklaroi se Milloshoski, nga pozicioni i tij politik, ka mundësuar shitjen e pronave shtetërore me çmime të ulëta. Në vitin 2011, ai dyshohet se ka arritur ta hetojë këshillin e komunës së Pllasnicës për të tjetërsuar një kooperativë, ndërsa dëmi vlerësohet rreth 50 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button