Ligji për branitellat, harrohet në labirinthet parlamentare

Pas bojkotit të opozitës maqedonase, e cila i jepte përkrahje pa rezervë VMRO DPMNE-së për këtë ligj, tani VMRO nuk ka kuorimin e mjaftueshëm për debat rreth këtij ligji. Vetëm me anëtarët e tyre në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale, pa ato të LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, nuk mund të vazhdon seanca e këtij komisioni lidhur me këtë ligj.

Pas sjelljes së buxhetit duke anashkaluar procedurat parlamentare, në opinion qarkullonte pyetja nëse të njëjtën pushteti mund ta bën edhe me Propozim Ligjin për branitellat. Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, në momentin kur është arritur marrëveshje mes partnerëve të koalicionit që buxheti të kalojë në Qeveri, ata janë marrë vesh që mos të ndodh situatë e njëjtë edhe me ligjin për branitellat.

Tani për tani, opozita nuk bën fjalë për kthim në Kuvend, kështu që çështja e këtij propozim ligji do të mbetet gjatë kohë status kuo. Në rast të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale, ky propozim ligj, si edhe të gjitha ligjet tjera në procedurë parlamentare do të bien poshtë dhe do të ndërpritet procedura për ta.

Propozim Ligji për branitellat u propozua nga grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së. Partneri i tyre i koalicionit, BDI, me propozimin e 15.000 amendamenteve është duke bllokuar këtë propozim ligj.

Lajme të ngjashme

Back to top button