Twitter do t’i paralajmërojë përdoruesit nëse pëlqejnë twitte dezinformuese

Rrjeti social Twitter njoftoi se do të informojë apo do të paralajmërojë përdoruesit kur do të përpiqen të pëlqejnë twitte me përmbajte dezinformuese, njofton Portalb.mk.

“Këto udhëzime kanë ndihmuar të ulen me 29 përqind twittet që citojnë infomacione të gabuara, kështu që po i zgjerojmë ato për të treguar kur ju klikoni ‘like’ një twitt të etiketuar,” shpjeguan nga Twitter.

Për momentin, përdoruesit nuk janë në gjendje të ‘Retweetojnë’ mesazhin që është etiketuar me përfshirjen e mesazheve të diskutueshme, edhe pse mund të citojnë twitet, por përdoruesve do t’u kërkohet të japin kontekst shtesë kur do të citojnë.

Twitter thotë se është thelbësore të jepet një kontekst shtesë pse tweet-et e etiketuara ishin të gabuara, pa dallim nëse ato twitte kishin të bënin me zgjedhjet në SHBA apo Kovid-19.

Platforma shpreson se kështu do të nxisë njerëzit të jenë të mirëinformuar.

Që prej Qershorit 2020 rrjeti social ka eksperimentuar me një funksion i cili shtyn përdoruesit të lexojnë artikujt përpara se ti bëjnë “Retweet.” Nëse Twitter mëson se nuk e keni hapur një artikull, do të merrni një njoftim që ju sugjeron ta lexoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button