Skocia është bërë vendi i parë në botë ku produktet e higjienës menstruale do të jenë falas

Skocia është bërë vendi i parë në botë ku produktet e higjienës menstruale do të jenë falas për të gjitha gratë, pasi anëtarët e Parlamentit skocez miratuan Ligjin për produktet menstruale pa provizion, njofton Portalb.mk.

Autoritetet lokale tani e kanë për detyrim ligjor t’i sigurojnë këto produkte falas për këdo që ka nevojë për to.

Ligji është rezultat i një fushate katër-vjeçare nga deputetja e partisë Laburiste Monika Lennon.

“Ky është një ligj praktik dhe i avancuar që është bërë edhe më i rëndësishëm në pandeminë e koronavirusit. Menstruacionet nuk ndërpriten gjatë pandemisë dhe përmirësimi i qasjes në higjienën menstruale nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm se tani”, tha Lennon.

Sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, për 15% të vajzave blerja e produkteve menstruale ka qenë një problem i vazhdueshëm për shkak të çmimit ndërkohë që 19% e tyre kanë ndryshuar produktin duke blerë një më të lirë por jo të përshtatshëm. Për më tepër ekziston ende ‘turpi’ i periodave pasi 74% e vajzave britanike nga mosha 14 deri 21 vjeç të përfshira në studim kanë pasur turp t’i blejnë këto produkte.

Skocia është vendi i parë në botë ku produktet sanitare ofrohen falas në të gjitha shkollat, universitetet, apo kolegjet. Sekretarja e komuniteteve Skoceze Aileen Campbell u shpreh se aksioni i tyre do të vazhdojë në të gjithë botën. Kjo do të realizohet nëpërmjet një skeme regullash për t’i inkurajuar organizatat që ti ofrojnë këto produkte falas.

Produktet menstruale vazhdojnë të ofrohen me pagesë në Britaninë e Madhe edhe pse ish-kryeministri David Cameron propozi që pagesa e tyre të hiqej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button