Aeroportet e Maqedonisë së Veriut për shkak KOVID-19 kanë humbur mbi 1.5 milion udhëtarë (Infografik)

Pandemia KOVID-19 në dhjetë muajt e parë të këtij viti ka shkaktuar që aeroportet e Maqedonisë së Veriut të humbin mbi 1.5 milion udhëtarë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Dëmet e mëdha që i janë shkaktuar aviokomunikacionit kanë vazhduar edhe në tetorin e vitit 2020, kur nëpër portet e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit kanë kaluar vetëm 54.941 udhëtarë, njofton Portalb.mk.

Nga janari deri në tetor të vitit 2020 transporti i aviacionit ka regjistruar 686.732 udhëtarë, që është historikisht numri më i vogël i udhëtarëve të transportuar në dy dekadat e fundit. Sa për krahasim, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në aeroportet e RMV-së ka pasur 2.282.047 udhëtarë. Shprehur në përqindje, ka ulje për 69,9%, krahasuar me 10 muajt e kaluar të vitit 2019-të.

Edhe përskaj pasojave negative, të dhënat statistikore për rajonin e Ballkanit tregojnë se rënia e aviokomunikacionit thuajse është i njëjtë si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në vendet fqinje, Greqi, Bullgari dhe Sherbi, madje edhe në Shqipëri, e cila gjatë verës së kaluar i kishte të hapur kufijtë pa PCR teste. Megjithatë, me më shumë rënie në rajon janë Sllovenia dhe Mali i Zi me mbi 80% të numrit të udhëtarëve.

Gjendja me aiokomunikacionin në vendin tonë nuk pritet që të përmirësohet as në muajt e dimrit. “Katar ervejs”, “FlajDubai”, “Ejxhian” dhe “LOT” nuk do të fluturojnë gjatë periudhës së dimrit në Shkup, ndërkaq “Vizer” ka vendosur që ta ulë tani për tani për 77% kapacitetin e ulëseve të ofruara për fluturimet e saja në një drejtim nga Aeroporti i Shkupit dhe për 85,2% nga aeroporti “Shën Apostol Pavel” në Ohër për.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button