Dua Lipa u nominua për 6 çmime në ‘Grammy Awards 2021’ (VIDEO)

Ylli botëror me origjinë nga Kosova, këngëtarja Dua Lipa, e cila ishte nominuar për herë të parë në Grammy vitin e kaluar, këtë herë është nominuar për 6 çmime në Grammy Awards 2021, transmeton Portalb.mk.

Ylli kryeson me këngën “Don’t Start now” për çmimin “Kënga më e mirë e vitit”, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Best Pop Solo Performance”.

Ndërsa me këngën “Future Nostalgia” është nominuar për çmimin “Album Of The Year”, dhe “Best Pop Vocal Album”. Kurse për çmimin “Best  Pop Duo/ Group Performance” është nominuar me këngën “Un Dia”.

Vitin e kaluar Dua Lipa ka fituar çmimin prestigjioz “Grammy” në kategorinë për Këngën më të mirë në zhanrin Dance dhe në kategorinë Artisti i ri më i mirë.

Teksa ka shprehur emocionet për këtë arritje, Dua në Instagram është shprehur shumë e emocionuar, duke falënderuar përkrahësit për dashurinë dhe mbështetjen që i kanë dhënë.

“Kjo nuk reale. Gjashtë nominime Grammy, çfarë është kjo jetë. S’mund ta besoj! 6!! Zemra ime po ‘shpërthen’ dhe jam në shok total. Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen, faleminderit Recording Academy”, ka shkruar Dua Lipa ndër të tjera në Instagram.

Dua Lipa nuk ka arritur t’i përmbajë lotët e gëzimit teksa ka marrë lajmin për nominimin në gjashtë çmime Grammy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button