fbpx

Mariçiq: Do të ngritet niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve mediatik

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në fjalimin e tij të mbajtur në webinarin “Ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut: Zgjidhje për përforcimin e sigurisë së gazetarëve”, tha se ministria veç më ka filluar procedurë për përgatitjen e Kodit të ri Penal në të cilin do të përfshihen edhe veprat penale me të cilat do të ngritët niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve mediatik, informuan nga Ministria e Drejtësisë, shkruan Portalb.mk.

Për përpilimin e një teksti cilësor të ligjit, nga kjo ministri veç më kanë mbajtur mbledhje me përfaqësues të gazetarëve dhe shoqatave të gazetarëve, përfshirë edhe SHGM-në dhe sindikatën.

“Kuptohet se propozimet e tyre janë të mirëseardhura, sepse vetëm përmes dialogut të hapur pikërisht me gazetarët, do të mundemi të sjellim ligj të ri i cili do t’i mbrojë plotësisht që ta kryejnë lirshëm punën e tyre të përgjegjshme, ndërsa të gjithë ata që do të tentojnë që t’i frikësojnë apo t’i sulmojnë gazetarët në mënyrë fizike apo verbale, përkatësisht punonjësit mediatik, të dënohen në mënyrë rigoroze”, potencoi Mariçiq.

Ai tha se në lidhje me mbrojtjen e gazetarëve, grupi punues i Kodit Penal ka propozuar ndryshime në vepra të caktuara penale të formës më të rëndë, kuptohet nëse vepra është kryer kundër një gazetari. Dënimet në të ardhmen duhet të jenë edhe më rigoroze.

“Dua edhe një herë publikisht t’i bëjë thirrje gazetarëve, të përfaqësuar përmes sindikatave dhe shoqatave të tyre t’i vazhdojmë bisedimet me qëllime që të sjellin ligje sa më cilësore të cilat do ta garantojnë sigurinë e tyre dhe punë të lirshme”, deklaroi Mariçiq.

Përkrah, ndryshimeve ligjore, Mariçiq theksoi se megjithatë njëra ndër vërejtjet më të rëndësishme të temës janë në drejtim të asaj se nevojitet veprim më efikas nga ana e institucioneve të cilët janë kompetentë për hulumtim dhe sanksionim.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button