Spasovski: Ora policore nuk është opsion në këtë moment, por mund të jetë më vonë

Masat e reja po japin efekte të caktuara, virulenca e virusit zvogëlohet, por kjo nuk do të thotë që kjo tendencë duhet të ruhet. Nëse ka rritje të numrit të të infektuarve, Qeveria është këtu për të marrë vendime të reja, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, njofton Portalb.mk.

Deri më tani nuk është propozuar ndonjë masë që do të nënkuptojë një kufizim të tillë siç është ora policore ose mbyllja e shtetit. A është një opsion në periudhën e ardhshme – po. Nëse kemi një progres të pandemisë, rritje në përhapjen e sëmundjes, natyrisht, duhet të merren masa shtesë, por ato duhet të jenë të dimensionuara me nevojat që i imponon një situatë e caktuar”, tha ministri i Brendshëm Oliver Spasovskinjë intervistë në TV Sitel.

Sipas tij, masat duhet të merren gradualisht për të parë nëse japin rezultate.

“Sipas analizave të Komisionit për Sëmundje Infektive, masat e reja japin efekte të caktuara. Virulenca dhe transmetimi i virusit në popullatë tashmë po zvogëlohet. Ne do ta ndiejmë këtë në ditët në vijim, por kjo nuk do të thotë që kjo tendencë duhet të ruhet. Nëse kemi një trend të rritjes së numrit të pacientëve dhe nëse ekziston një nevojë e tillë, Qeveria është këtu për të marrë vendime të reja që nënkuptojnë masa kufizuese. Edhe tani jemi gati të kemi masa të reja. Shteti është këtu dhe do të bëjë gjithçka që të mundet të mbrojë jetën e qytetarëve, shëndetin dhe ekonominë. Këto janë gjërat kyçe që vendi të mbijetojë”, tha Spasovski.

Mbështetja e Armatës gjatë gjendjes së krizës, tha ai, nuk është për shkak të incidenteve, por për të lehtësuar policinë maqedonase, e cila duhet të ushtrojë kompetencat e saj edhe në fusha të tjera. Qëllimi, shtoi ai, nuk është që përmes planit aksional të shohim një polic ose ushtar para çdo kovid-qendre, por ao do të bëhet bazuar në njohuritë dhe nevojat operacionale.

“Gjendja e krizës shpallet në territorin e të gjithë vendit ose në një pjesë të tij. Në kufijtë jugorë dhe veriorë, ne kemi një situatë pesë-vjeçare të menaxhimit të krizës për migrantët. Kjo është një situatë në të cilën të gjitha kapacitetet shtetërore mund të përdoren, por edhe pjesë të sektorit privat, në mënyrë që të mbrojë jetën e qytetarëve. Në këtë mënyrë ne mund të përdorim më lehtë të gjitha potencialet, dhe gjithçka të koordinohet nga një qendër. Situata e krizës nuk do të thotë që diçka do të ndryshojë rrënjësisht nga nesër. Detyrimet aktuale të qytetarëve po ecin normalisht. Ne jemi në gjendje krize për katër ditë, dhe qytetarët po përmbushin detyrimet e tyre të rregullta”, tha Spasovski.

Ai bëri thirrje që të respektohen protokollet, sepse kështu i ndihmojmë profesionistët e mjekësisë.

“Nëse i respektojmë masat, shanset e transmetimit të infeksionit zvogëlohen, kështu që ne ndihmojmë veten dhe sistemin shëndetësor. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa jeta dhe shëndeti dhe kjo është arsyeja pse të gjitha aktivitetet e qeverisë janë përqendruar në atë drejtim”, tha Spasovski.

Ai vuri në dukje se sistemi ynë, por edhe sistemet shëndetësore në rajon dhe në Evropë janë nën presion për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

“Është shumë e rëndësishme të kemi staf mjeksor, e gjithë kriza zgjat shumë. Jo vetëm në vendin tonë, në rajon, në të gjithë Evropën, presioni mbi sistemet shëndetësore po rritet dhe për këtë është e rëndësishme të mundësohet funksionimi i sistemit dhe mbështetja e punonjësve mjekësorë , ata janë në vijën e parë, ata po luftojnë për ne. Pra, le të ndihmojmë veten, të dashurit tanë, dhe kështu shëndetin tonë”, deklaroi  Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button