Kontratat e infermierëve nga Qendra e shëndetit – Shkup janë vazhduar, ka ofertë për punësim edhe për disa mjekë

Që nga nesër do të vazhdohen, kontratat e infermierëve, të cilat ishin punësuar për një periudhë të caktuar kohe në Qendrën e shëndetit – Shkup, kontratat e të cilave kishin skaduar më 31 tetor, konfirmoi për Meta d-r. Viktor Isjanovski, drejtor i këtij institucioni. Siç informoi ai, bëhet fjalë për rreth katërdhjetë infermiere, kontratat e të cilave kishin skaduar në fund të muajit të kaluar, kurse për zgjatjen e kontratave është dashur pëlqimi i Fondit për sigurim shëndetësore (FSSH). Ky institucion e formon dhe r miraton buxhetin për angazhimin e stafit, kështu që këtë pasdite Fondi ka vendosur që do të ketë buxhet për këtë qëllim për Qendrën e shëndetit – Shkup, njofton Portalb.mk.

“Ata kanë punuar këtu tashmë dy vjet, është e vërtetë që kontratat e tyre skaduan. Për momentin ata nuk janë në punë, por që nesër fillojnë sepse këtë pasdite mora dritën e gjelbër se do të ketë buxhet dhe se nga nesër mund të kthehen në punë”, tha drejtori Isjanovski.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për Meta.mk se me kërkesë të ministrit Venko Filipçe, sot Agjencia për Punësim ka dërguar informacione në ministri për mjekë, infermierë dhe personel tjetër shëndetësor të papunë, të cilëve do t’u ofrohet punësim në qendrat kovid në të gjithë vendin.

Për më tepër, ofertë për punësim morën edhe specializantët e rinj privatë të cilët javën e kaluar patën një takim pune me ministrin Filipçe. Ata menjëherë pranuan të angazhohen në kovid-qendrat e klinikave interne, si vullnetarë, gjatë procedurës së punësimit. Javën e kaluar, Ministri gjithashtu u takua me përfaqësuesit e një grupi mjekësh të licencuar të cilët paralajmëruan përmes rrjeteve sociale se janë të papunë. Edhe pse u njoftua se bëhet fjalë për rreth 50 mjekë, vetëm pesëmbëdhjetë shprehën dëshirën për të punuar,  thonë nga kjo ministri.

Ata informojnë se për momentin ka njoftim për punësime shtesë në Klinikën e sëmundjeve infektive.

Ndryshe, Portalb.mk, ka vizituar ekipin e Ndihmës së Shpejtë mjekësore në Shkup, më (06.06.2020) i cili ka punuar një ndërrim 12-orësh nga 7 të mëngjesit deri në 7 të mbrëmjes, duke i shërbyer një numri të madh të qytetarëve në kryeqytet. Shumica e thirrjeve kanë qenë nga njerëz të cilët kanë dyshuar se janë sëmurë nga kovid-19, sëmundje të cilën e shkakton koronavirusi i ri.

Këta njerëz janë heronjtë, të cilët janë të parët që bien në kontakt me sëmundjen dhe sakrifikojnë veten për t’ju ndihmuar bashkëqytetarëve të tyre. Fatkeqësisht, vetëflijimi i tyre përmendet rrallë në media dhe në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button