RTM me 3.6 milion euro të reduktuara në projekt-buxhetin për vitin 2021

Me projekt-buxhetin për vitin 2021, Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës planifikon të ndajë 670.5 milionë denarë (10.9 milionë euro) nga buxheti i shtetit për Radiotelevizionin e Maqedonisë. Kjo është ulje prej 223.5 milionë denarë (3.6 milionë euro), krahasuar me 894 milionë denarë (14.5 milionë euro) të cilat ishin ndarë për servisin publik në buxhetin e këtij viti, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Jeton Shaqiri, duke e prezantuar propozim-buxhetin për vitin 2012, tha se 900.000.000 denarë janë ndarë për financimin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Radiodifuzionin Kombëtar dhe Radiotelevizionin Kombëtar.

Duke pasur parasysh nenin 105 për financim të RTM-së nga Ligji për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, fondet nga buxheti shpërndahen në atë mënyrë që nga 900,000,000 denarë sa ishte planifikuar për vitin e ardhshëm, 74,5 % të parave do të përdoren për Radio-Televizionin e Maqedonisë për të mbuluar shpenzimet për krijimin dhe transmetimin e programeve dhe për zhvillimin tekniko-teknologjik, 19,5 përqind për NP Radiodifuzioni i Maqedonisë për mirëmbajtje, përdorim dhe zhvillim të rrjetit të radiodifuziv publik dhe 6 % për Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele .

Në anën tjetër, RTM në Propozim-programin vjetor për punë për vitin 2021, në pjesën e planit financiar, ka pritur të marrë fonde në vlerë prej një përqind të të ardhurave të përgjithshme të realizuara të buxhetit të shtetit për këtë viti, gjegjësisht ka planifikuar të marrë fonde në të njëjtën shumë si sivjet dhe vitin e kaluar.

“Meta.mk” e kontaktoi, por nuk mori përgjigje nga drejtori i RTM-së, Marjan Cvetkovski, të cilin e pyetëm me SMS, çka do të thotë zvogëlim i buxhetit prej 3,6 milionë euro për punën e servisit publik.

debatin për financimin, menaxhimin dhe rregullimin e servisit publik që u zhvillua disa muaj më parë, Cvetkovski theksoi se “në vitin 2020, për shkak të mosrespektimit të kornizës së vendosur ligjërisht, RTM punon me 13 milion euro më pak”.

Të ardhurat e servisit radiodifuziv publik kanë qenë në rënie gjatë pesë viteve të kaluara, me ç’rast vitin e kaluar ato u ulën për rreth 5,7 milionë euro krahasuar me vitin 2015.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button